E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës pjesë e mashtrimit të guvernatorit Fullani

/>Rritet numri i personave të implikuar në veprimtarinë financiare kriminale të Besës
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë i përbërë nga Fatos Ibrahimi, Limos Malaj, Ksenofon Krisafi, Tefta Çuçi, Adrian Civici, Halit Xhafa, Arjan Kadareja dhe Benet Beci të drejtuar nga guvernatori Fullani ka kryer një nga aktet më skandaloze të flasifikimit të dokumentacionit nëpërmjet licencimit të Fondit Besa sh.a. si subjekt jobankar. Pa marrë parasysh faktin që fondacioni jofitimprurës Fondi Besa ka kryer aktivitet financiar kriminal i mbështetur nga strukturat shtetërore, një fakt që përbën shkelje të rëndë për të mos i lënë asnjë hapësirë liçensimi nga Banka e Shqipërisë, këta personazhe të cilët kanë përgjegjësi penale në rast të firmosjes së licencës, kanë kryer edhe një tjetër akt të rëndë penal. Falsifikimin e licencës së Fondacionit Besa. Ardian Fullani duke kërkuar me çdo kusht të mbulojë gjurmët e megamashtrimit të kryer nga Fondacioni Fondi Besa i Soros, nxitoi të licencojë bijëzën e tij Fondi Bea sh.a., i urdhëruar nga strukturat të cilat e kanë korruptuar. Me licencimin e Besës, guvernatori i Bankës ka mashtruar hapur publikun para të cilët është i detyruar ligjërisht të jetë transparent. Nëse në mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë të datës 24 dhjetor 2008 i ka publikuar vendimet e marra, nuk ka asnjë dokument që të vërtetojë ndonjë mbledhje në dt 26 Dhjetor 2008 që të ketë marrë ndonjë vendim për ti dhënë Liçensën nr.10 Fondit Besa sh.a. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, në datën 24 dhjetor  vendosi të mbajë të pandryshuar, në nivelin 6.25 për qind, normën e interesit të marrëveshjeve të riblerjes dhe të anasjellta të riblerjes me afat maturimi një javor. Ndërkohë që miratoi edhe disa vendime të tjera si rregulloren Për kushtet minimale teknike dhe të sigurisë të mjediseve në të cilat kryhen veprimtaritë bankare dhe financiare. Miratoi kërkesën e Bankës Credins sh.a. për te shtuar në listën e veprimtarive të licencuara më parë edhe veprimtarinë shtesë të faktoringut dhe të financimit të transaksioneve tregtare. Miratoi kërkesën e Veneto Banca Holding S.c.p.A., Itali për blerjen e aksioneve të kapitalit aksioner të Bankës Italiane të Zhvillimit sh.a. nga aksionerët Francesco Mariano Mariano dhe Banca Popolare Pugliese S.c.p.A., si dhe nënshkrimin e aksioneve të reja të emetuara të bankës që në total përbëjnë 76.83 përqind të aksioneve të kapitalit aksioner të bankës. Miratoi kërkesën për ndryshimin e pjesëmarrjes influencuese të aksionerit të Bankës Credins sh.a., z. Aleksandër Pilo. Pra sic edhe e shikojmë, nga vendimet që Këshilli Mbikëqyrës ka ndërmarrë nuk rezulton të jetë licencuar subjekti Besa. Duke parë se në vendimet e datës 24 dhjetor fondacioni Besa nuk rezulton i licencuar, i habitshëm dhe surprizues është fakti se si anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të kenë firmosur një licencë pa u mbledhur në mbledhjen e radhës. Licencimi i subjektit Besa në datë 26 dhjetor nuk ka asnjë mundësi ligjore të kryhet për arsye se ky Këshill nuk është mbledhur më pas asaj date dhe mbledhka e parë e radhës është pikërisht sot në dt. 14 Janar 2009. Nëpërmjet licencimit të kryer në datën 26 dhjetor 2008 dhe botimit në datën 12 janar të 2009 në faqen zyrtare të Bankës së Shqipërisë, pas publikimit të Gazetës Sot të mungesës së këtij subjekti ne regjistrin e institucioneve jobanka, Fullani dhe 8 anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës  kanë kryer veprën penale të falsifikimit, pa llogaritur faktin se Prokuroria mund ti klasifikojë në grup të strukturuar kriminal dhe për mashtrim financiar. Licencimi i subjektit Besa të çon në përfundimin logjik se shteti shqiptar dhe strukturat e Bankës së Shqipërisë, janë tashmë pre e një grupimi mafioz që kryen veprimtari ilegale dhe kriminale. Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë që kanë firmosur këtë licencë, me në krye guvernatorin Fullani, tashmë kanë kryer një akt skandaloz dhe kriminal nëpërmjet licencimit të subjektit Besa, akt që i vë përpara përgjegjësisë penale.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›