Soros mashtron me transformimin e Besës në shoqëri akionere

>Fondacioni Besa vazhdon të bëjë biznes i palicencuarShkarkoni Aktin e themelimit te Fondcionit Besa SH.A (PDF Format)Pavarësisht lojërave të shumta që Soros ka kryer në Shqipëri për të përvetësuar paratë e shqiptarëve, të shtetit shqiptar dhe të institucioneve ndërkombëtare nëpërmjet angazhimit të drejtpërdrejtë të zyrtarëve të korruptur shqiptarë dhe të huaj, skema e Soros po dekonstruktohet përditë.
Siç rezulton nga të dhëna të plota që disponohen Gazeta Sot, drejtuesit e Fondacionit Jo-fitimprurës Fondi Besa, i regjistruar në Gjykatë në 1/10/1998, po mashtrojnë publikisht në bashkëpunim me Guvernatorin Fullani duke pretenduar se tashmë është transformuar në një biznes me të njëjtin emër Fondi Besa sh.a. (I regjistruar në QKR në dt. 11/07/2008 me nr. Nipt K81911023C). Sipas Aktit të themelimit të biznesit Fondi Besa sh.a. të regjistruar në Dhomën e Noterëve Tiranë dt. 10/07/2008, (Nr. 7665 Rep. dhe Nr. 1085 Kol.), rezulton se ky biznes është themeluar nga Fondacioni Fondi Besa.
Në bazë të ligjit nr. 8788, dt &/5/2001 për Organizatat Jofitimprurëse, Neni 36, Veprimtaria Ekonomike:
Organizata jofitimprurëse, për realizimin e qëllimit dhe objektit të veprimtarisë së saj, ka të drejtë të ushtrojë veprimtari ekonomike. Organizata jofitimprurëse mund të zhvillojë veprimtari ekonomike pa qënë nevoja që të krijojë një subjekt të veçantë për këtë qëllim, me kusht që kjo veprimtari të jetë në përputhje me qëllimet e organizatës jofitimprurëse, të jetë deklaruar si një nga burimet e të ardhurave dhe me kusht që kjo veprimtari të mos përbëjë qëllimin primar të veprimtarisë së organizatës. Nëse organizata jofitimprurëse, nëpërmjet ushtrimit të veprimtarisë ekonomike, realizon fitime, ato duhet të përdoren për përmbushjen e qëllimeve të përcaktuara në statut dhe në aktin e themelimit.
Në këtë rast Fondacioni Jo-fitimprurës Fondi Besa ka krijuar një Biznes të vetin për qëllimet e veta, dhe Akti i Themelimit i regjistruar në QKR e vërteton këtë. Këtu nuk kemi asnjë transformim të Fondacionit Fondi Besa në biznesin Fondi Besa sh.a. dhe kjo nuk mund të ndodhë kurrsesi jo në Shqipëri por as në Somali sepse në asnjë rast nuk lejohet transformimi i një Organizate Jo-Fitimprurëse në një biznes fitimprurës. Ligji shqiptar lejon vetëm krijimin e aktiviteteve ekonomike ndihmëse nga OJFtë dhe këtë i ka njohur edhe QKR në 11/07/2008 në Tiranë biznesit Fondi Besa sh.a.
Por sot, në faqen e re zyrtare të Fondacionit Besa është fshirë i gjithë dokumentacioni i fondacionit (virusi i frikës së fshirjes së faqeve ka kapur të gjithë piramidën Soros në Tiranë prej frikës së Gazetës Sot). Në atë faqe: www.besa.org.al të kërkohet të shkosh në faqen www.fondibesa.com i cili mashtron si më poshtë:
II- Ndryshimet ligjore të fondiBESA.
fondiBESA si institucioni me i besuar financiar ka operuar me statusin e nje OJQ-je te themeluar qe prej vitit 1998 nga OSFA (Fondacioni i Shoqerise se Hapur per Shqiperine). Ne kushtet e konsolidimit te aktivitetit te institucionit, Bordi i fondiBESA dhe Themeluesi (OSF-A) ne Qershor 2008 vendosi te aprovoje planin e transformimit te fondiBESA nga statusi aktual si OJQ ne nje status te ri ligjor si shoqeri aksionare ne perputhje me legjislacionin shqiptar, ligji nr. 9901, date 14.04.2008. Transformimi i fondiBESA ne nje shoqeri aksionare bazohet ne keto direktiva:
Ky ndryshim eshte ne perputhje me dispozitat e ligjit nr. 9662, date 18.12.2006 "Per Bankat ne Republiken e Shqiperise" dhe rregulloret e Bankes se Shqiperise per mbikqyrjen e institucioneve mikrofinanciare. Ky status i ri ligjor do te prezantoje me mire fondiBESA ne marredheniet me donatoret dhe partneret te cilet kerkojne te investojne ne sektorin mikrofinanciar ne Shqiperi. Me statusin e ri ligjor fondiBESA perfiton te drejten te ofroje produkte dhe sherbime te tjera qe do te rezultojne ne rritjen e aktivitetit dhe pozicionit ne tregun financiar shqiptar. Ndryshimet jane bere ne perputhje me licensen e dhene nga Banka e Shqiperise.
Mashtrimi publik i Soros pasqyrohet edhe në faqen zyrtare të Fondacionit të Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë (Soros) në Tiranë www.soros.al, që në dt. 4 Korrik 2008, në titullin Miratohet transformimi i Fondacionit Besa:
Bordi Ekzekutiv i Fondacionit të Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë - Soros (OSFA) aprovoi planin e transformimit të fondacionit Besa në mbledhjen e tij të datës 4 korrik 2008. Transformimi i Besa-s synon kthimin e saj në një kompani të licensuar private. Ky operim përcaktohet nga disa faktorë si: kërkesa e Bankës së Shqipërisë për licensimin dhe supervizimin e kredidhënieve, forcimi i kapaciteteve të Besa-s me synim që të mbijetojë në kushtet e një konkurrence të rritur; shtimi i mundësive për gjetje burimesh financiare në tregun vendas dhe te huaj etj. Si pasojë e këtij transformimi krijohen dy struktura të reja: Fondacioni ABC (Albanian Besa Capital) dhe Fondi Besa sh.a.
Plani i trasformimit është përgatitur me konsulencën e Institutit të Shoqërisë së Hapur në Neë York (OSI) në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare për trasformime të tilla. Drafti përfundimtar i këtij plani është produkt i një diskutimi konstruktiv disamujor midis Besa-s, OSFA-s dhe Soros Economic Development Fund (SEDF). Parashikohet që SEDF-i të jetë edhe investitori strategjik i Fondit Besa sh.a. Paraprakisht plani i transformimit kishte marrë pëlqimin e SEDF-it dhe të bordit ekzekutiv të Besa-s.
Qeveria shqiptare, e përfaqësuar në këtë rast nga Ministri i Financave, z. Ridvan Bode, ka rënë dakort që të gjitha detyrimet dhe të drejtat që fondacioni Besa ka me qeverinë shqiptare të kalojnë te Fondi Besa sh.a. Fondacioni Besa është institucion mikrokredie, në trajtën e një organizate jofitmprurëse, themeluar nga OSFA në vitin 1998, me fonde inicuese nga Xhorxh Soros dhe Qeveria Shqiptare, nëpërmjet një kredie të Bankës Botërore.
Ky mashtrim publik, ku pretendohet se Fondacioni Fondi Besa qënka transformuar në biznesin Fondi Besa sh.a., sipas një plani të ndërmarrë nga George Soros në New York, ka qenë praktika e ndjekur për të mashtruar institucionet ndërkombëtare dhe Qeverinë Shqiptare për njohjen e detyrimeve që ky Fondacion i ka shtetit shqiptar dhe të tretëve, që në fakt kanë përbërë edhe 96.5% e kapitalit real të këtij institucioni pasi vetëm 3.5 % i përket Soros (vetëm 1.5 milion dollarë në total).
Në fakt mashtrimi përfshin shumë dimensione, por një ndër diemnsionet e reja që do të prezantojmë sot përfshin edhe pamundësinë ligjore që ka Fondacioni Besa për të krijuar një Biznes që përbën qëllimin primar të veprimtarisë së organizatës.
Sipas nenit 36 të ligjit për OJFtë, paragrafi i dytë, ndalohet me ligj krijimi i një biznesi që përbën qëllimin primar të veprimtarisë së organizatës:
Organizata jofitimprurëse mund të zhvillojë veprimtari ekonomike pa qënë nevoja që të krijojë një subjekt të veçantë për këtë qëllim, me kusht që kjo veprimtari të jetë në përputhje me qëllimet e organizatës jofitimprurëse, të jetë deklaruar si një nga burimet e të ardhurave dhe me kusht që kjo veprimtari të mos përbëjë qëllimin primar të veprimtarisë së organizatës.
Në fakt sipas prezantimit të faqes zyrtare të Fondacionit Soros dhe Besa sh.a. rezulton se biznesi Besa sh.a. është kthyer në veprimtarinë kryesore të Fondacionit Besa. Dhe kjo ndalohet, cka e bën krijimin e Besa sh.a. të paligjshme dhe shteti shqiptar duhet të çregjistrojë urgjentisht nga regjistri i QKRsë dhe të marrë masat përkatëse.
Po ashtu në Nenin 36, të ligjit për OJFtë, paragrafi i fundit, thuhet se Nëse organizata jofitimprurëse, nëpërmjet ushtrimit të veprimtarisë ekonomike, realizon fitime, ato duhet të përdoren për përmbushjen e qëllimeve të përcaktuara në statut dhe në aktin e themelimit.
Ndërkohë që Fondacioni Fondi Besa i dhuron 100% të aksioneve të Biznesit Besa sh.a. që ka krijuar vetë, Fondacionit tjetër të Soros Albanian Besa Capital. Theksojmë se biznesi Fondi Besa sh.a. është themeluar me 1 milionë dollarë aksione të siguruara nga veprimtaria ekonomike 9 vjeçare që ka kryer Fondacioni Fondi