Banka e Shqipërisë: Ekonomia po shfrytëzon 15% më pak kapacitete
Një vëzhgim i fundit i Bankës së Shqipërisë, tregoi se ekonomia i ka ulur kapacitetet e shfrytëzuara në tremujorin e parë në nivelin më të ulët historik, në vetëm 65 për qind. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2007, ekonomia po shfrytëzon 15 për qind më pak të kapaciteteve te saj prodhuese. Më i prekuri nga tkurrja e prodhimit është sektori i industrisë, bizneset e të cilit po shfrytëzojnë vetëm 61.8 për qind të mundësive të tyre të prodhimit. Edhe ndërtimi ka shënuar një kontraktim të fortë, duke shfrytëzuar në tremujorin e parë vetëm 62.7 për qind të kapaciteteve.