Bllokohen investimet prej ditës së djeshme, lejohen vetëm emergjencat
Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për të mos lejuar zhvillimin e tenderëve për investimet publike pas datës 3 gusht. Në plan të parë duket si reduktim i shpenzimeve për investime, por qeveria sqaron se plani me projektet e mëdha ka përfunduar dhe se mbetet pak për t‘u kontraktuar. Në total janë rreth 22 miliardë lekë të mbetura pa u investuar, kur kanë mbetur edhe muaj nga viti buxhetor. Zëvendësministri i Financave, Sherefedin Shehu, sqaroi dje për mediat vendimin e qeverisë për të mos lejuar më investime. Megjithatë, sipas tij, për rastet emergjente dhe për projekte konkrete shumë të nevojshme, do të lejohet zhvillimi i tenderit, por me lejen e Kryeministrit Sali Berisha.
"Duke filluar nga data 3 gusht, qeveria ka marrë vendim tashmë që nuk do të lejojë vazhdimin apo çeljen normale të tenderëve. Por në varësi të rëndësisë dhe të garancisë që institucionet do të japin për të shpenzuar paratë pa krijuar presione për shpenzime në ditët e fundit të vitit, qeveria do të lejojë tenderimin. Në këtë masë nuk parashikohet ndonjë kursim në buxhet, por thjesht synohet që të bëhet shpenzimi i barabartë i shpërndarë në kohë, gjatë gjithë vitit, për sa u përket investimeve publike", theksoi Shehu.
Pavarësisht çfarë thuhet në publik, në dokumentin zyrtar që shoqëron vendimin e qeverisë, Ministria e Financave e justifikon ndërprerjen e investimeve me faktin e mungesës së të ardhurave të mjaftueshme në buxhetin e shtetit. Presionet nga kriza ekonomike ka ndikuar në prishjen e stabilitetit ekonomik dhe fiskal, me të ardhura më të vogla se plani në dogana dhe tatime. Megjithatë, qeveria ka arritur të kryejë pjesën dërrmuese të investimeve në 6-mujorin e parë të vitit.
Por nuk është i këtij vendimi, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, i cili pak ditë më parë i kërkoi qeverisë që të vijonte investimet në infrastrukturë, arsim dhe shëndetësi me qëllim që të mbështeste rritjen ekonomike të vendit.