Banka e Shqiperise Fajin e ka qeveria
Banka e Shqiperise me ane te disa deklaratave te saj te koheve te fundit nuk ka bere gje tjeter vecse i ka lene ne dore kungulleshken e gjendjes ekonomike qeverise. Ne menyre te drejtperdrejte Banka e Shqiperise ditet e fundit ka deklaruar se ajo ka punuar dhe vazhdon te punoje fort per arritjen dhe mirembajtjen e objektivit te saj madhor qe eshte ruajtja e qendrueshmerise se cmimeve. Kete ajo e arrin kryesisht duke ulur apo rritur normen baze te interesit dhe duke injektuar likuiditete ne sistemin bankar apo duke i terhequr ato nga ky treg. Sipas Bankes se Shqiperise nepermjet ketyre dy instrumenteve monetare arrihet qe te ulen normat faktike ne tregun nderbankar te kete nje renie te kerkeses se qeverise per fonde te ulet norma e interesit per depozitat dhe kredite te kete qendrueshmeri ne kursin e kembimit dhe te stimulohet aktiviteti ekonomik. Gjendja ekonomike sipas Bankes se Shqiperise nuk eshte ajo qe presin qytetaret sepse inflacioni neto i mallrave dhe i sherbimeve te patregtueshme rezulton i larte duke kontribuar shume ne inflacionin total dhe pas ketij zhvillimi qendrojne rritjet e fundit te cmimeve te disa produkteve te perpunuara ushqimore te cilat ne pjesen me te madhe prodhohen ne vend. Po sipas Bankes se Shqiperise niveli i cmimeve te disa artikujve ushqimore ku me i rendesishmi eshte buka ka pesuar rritje per shkak te varesise nga cmimet e importit dhe kjo ka bere qe kategoria ushqime te perpunuara te shenoje normen me te larte te inflacionit. Kjo eshte nje situate me te vertete kritike per mjaft familje te varfra dhe te mesme buxheti i te cilave shkon me se shumti per ushqime dhe pjesa tjeter te shkoje kryesisht per energji uje transport sherbime shendetesore etj. dhe vetem fare pak pjese e ketij buxheti te shkoje per pushime e mallra luksi. Me keto deklarata Banka e Shqiperise u thote qytetareve se ajo po perpiqet qe te beje maksimalen per te mbajtur nen kontroll cmimet sipas objektivit te saj madhor dhe se nese ndodh dicka me inflacionin dhe produktet ne tregun vendas atehere fajin e ka vetem tregu nderkombetar dhe qeveria e cila nuk merr masa qe nepermjet politikave fiskale atribut i Ministrise se Financave te nderhyje per te rregulluar cmimet ne treg per mallrat perfundimtare dhe lendet e para qe kryesisht vijne nga importi duke vene ne veshtiresi jo te pakta bizneset dhe qytetaret. Gjithashtu per situaten ekonomike ne pergjithesi Banka e Shqiperise i plas ne dore qeverise bomben e rritjes ekonomike dhe te mbajtjes nen kontroll te parametrave kryesore makroekonomike duke deklaruar se rritja ekonomike vleresohet poshte normave te saj historike e ndikuar nga niveli ende i ulet i kerkeses se brendshme dhe nga zhbalancimi i tregut te punes gje qe me shqipen e qytetareve te thjeshte te ketij vendi do te thote se te ardhurat jane me te uleta se me pare se njerezit dhe bizneset nuk kane me se te blejne mallra dhe lende te para dhe se tregu i punes ka marre nje konfigurim jo normal gje qe ndikon ne nivelin e larte te papunesise qe ecen ngjashmerisht me inflacionin dhe qe e shpreh efektin ne inflacion vetem pas dy a tre muajsh. Paralelisht me sa me lart Banka e Shqiperise nuk harron te informoje publikun se treguesi i besimit ne ndertim industri dhe sherbime ka rene. Treguesi i tendences ekonomike ra me 6.2 pike perqindje ne tremujorin e trete te vitit 2010 ndash deklaron Banka e Shqiperise. Kuptohet se ndertimi industria dhe sherbimet nuk jane ne menyre te drejtperdrejte atribute te mbrojtjes nepermjet politikave monetare nga ana e Bankes se Shqiperise por jane synim i politikave nxitese sektoriale qeveritare dhe i objektivave te strategjive te zhvillimit. Po sipas Bankes se Shqiperise konsumatoret kane vazhduar te vleresojne negativisht situaten aktuale financiare te tyre dhe kjo duket nga niveli i konsumit dhe nga fakti se rreth 40 e konsumatoreve mendojne se niveli i papunesise do vazhdoje te rritet. Ne keto kushte Banka e Shqiperise i faturon qeverise gjendjen dhe te ardhmen e paqarte ekonomike gje qe nuk eshte zgjidhja qe kerkon qytetaria shqiptare. Lenia e fajit te qeveria nuk ben gje tjeter vecse tregon se Banka e Shqiperise eshte e paqarte ne rrugen e saj. Ajo ka mbetur ne modelin tradicional te politikave monetare duke vepruar njesoj per keto 15 vitet e fundit pa asnje ndryshim duke bere thjesht disa nderhyrje klasike te lehta monetare vetem per te ruajtur aq sa mundet me keto instrumente nivelin e cmimeve kur duket sheshit se ka ardhur koha qe Banka e Shqiperise te marre ne dore situaten dhe te luaje nje rol shume te madh dhe shume te rendesishem ne ekonomine shqiptare dhe te ardhmen e afert dhe te larget te saj dhe jo ti lere ne dore fajin dhe kungulleshken qeverise e cila nga ana e saj duke mos pasur nje opozite te vertete aktive dhe racionale nuk ka asnje shans qe te axhustoje veten ne menyre serioze kur behet fjale per elementet e ekonomise ne vecanti dhe per jeten politike ekonomike dhe sociale te vendit ne teresi. Ne keto kushte per periudhen afatshkurter qytetaret do e kene edhe me te veshtire te plotesojne kushtet normale te jeteses ne pergjithesi dhe plotesimin e deshires per arritjen e gezimit legjitim te liberalizimit te vizave ne vecanti ndersa per periudhen afatgjate nese mendesite nuk ndryshojne gjendja do vazhdoje te perkeqesohet me ritme edhe me te pandalshme dhe ne kete rast faji nuk eshte thjesht i qeverisjeve por i te gjithe sistemit sistem ne te cilin sektori bankar ka rolin e vet te padiskutueshem.