Will dhe Kate
Nese martesa e Diana Spenser me princin e Wells-it ne vitin 1981 kishte sfondin e nje martese tradicionale te shekujve me pare martesa e Kate me Willliam do te jete te pakten nga detajet e para nje martese serish bashkekohore e denje per shekullin ne te cilin ndodhemi
Ajo sheh ne kamera pa asnje lloj ndrojtjeje dhe ne jeten e saj nuk ka pasur kurre asnje lloj skandali te pakten deri me tani. Per me teper nuk ka pasur kurre ndonje profesion shume serioz. Deri ketu per pikat e perbashketa. Ndersa per sa i perket te gjitha gjerave te tjera Kate Middleton mbreteresha e ardhshme e Anglise nuk ka asgje te perbashket me bukuroshen e fundit e cila u martua me trashegimtarin e fronit britanik. Dhe nese martesa e Diana Spenser me princin e Wells-it ne vitin 1981 kishte sfondin e nje martese tradicionale te shekujve me pare martesa e Kate me Willliam do te jete te pakten nga detajet e para nje martese serish bashkekohore e denje per shekullin ne te cilin ndodhemi. Dallimet nisin me sfondin e gjerave dhe me prejardhjen e nuses se ardhshme. Edhe pse Kate ne rinine e saj te hershme ishte nje studente ne nje nga shkollat me te mira britanike me konvikt dhe prinderit e saj kane nje shtepi te kendshme ne Londer dhe nje tjeter po aq te kendshme ne fshat ajo nuk ka gjak blu pra nuk eshte aristokrate. Princesha Diana u rrit ne nje shtepi erlash me sherbetore dhe truproje me babain qe lidhte cdo gje dhe cdo marredhenie njerezore me gjakun blu. Mamaja e Kate ka punuar dikur si stjuardese avionesh dhe i ati e beri pasurine e tij me shitje lodrash.
Per sa i perket shkollimit te larte Kate tani 28 vjece duket se do te jete mbreteresha e pare ne historine e Britanise se Madhe me nje diplome. Pikerisht ne Universitetin e Shen Andrese qe eshte nje nder me te miret ne bote ajo u takua dhe u dashurua me bashkeshortin e saj te ardhshem. Ky universitet eshte shpesh i preferuar nga britaniket e pasur por jo ata qe jane shume te kualifikuar. Per here te pare princi e vuri re Kate ndersa ishte duke bere nje sfilate veshjesh te brendshme ne Skoci. Ishte nje sfilite fitimet e se ciles do te shkonin te gjitha per bamiresi. Sa i perket Diana-s ajo i perkiste atij brezi qe e konsideronte universitetin per vajza si dicka shume te rralle dhe aspak te domosdoshem per te qene nje aristokrate e vertete. Per nje produkt te kohes dhe rrethit ne te cilen jetonte Diana zgjodhi nje rruge me konvencionale disa vite shkolle ne Londer dhe punesimin ne nje kopsht femijesh per femije te pasur. Pas ketyre pak pervojave shkollore dhe punesimi ajo u martua per tu shnderruar ne nje princeshe se ciles nuk i hynte ne pune shkolla dhe arsimi.
Por dallimi me i madh mes Diana-s dhe Kate eshte natyra e marredhenies. Si cdo e fejuar e meparshme e mbretit te ardhshem Diana erdhi ne martese e paster pa histori te shkuara lidhjesh romantike. Edhe pse nuk eshte thene kurre zyrtarisht Pallati Bakingam deshironte ne te vertete nje nuse qe te ishte e virgjer dhe vetem keshtu do te mund te ishte e denje per fronin qe e priste. Nje nuse e ardhshme e mbretit te ardhshem nuk duhet qe te kishte lista te dashurish te se shkuares. Kate gjithashtu nuk ka ndonje te kaluar te pasur dhe ajo ndryshe nga shume paraardhese te saj nisi bashkejetesen me William qe ne vitet e shkolles. Per Shtepine e Windsor ndermarrja e re eshte nje hap i pritshem dhe shume i madh ne boten moderne. Deri ne fund te shekullit te 20 traditat dhe mosperkimi i tyre me sjelljet e shume te ardhurve te rinj dhe te vjeter ne familjen mbreterore britanike bene qe ne kete familje krizat te pasonin njera-tjetren deri ne vdekjen e Princeshes Diana e cila sikur i vuri kapak te gjithave ne vitin 1997.
Shpesh dashuria eshte perplasur me protokollet e ftohta mbreterore dhe efektet kane qene shkaterruese. Mjafton per kete te kujtojme pasionin dhe dashurine e madhe qe kishte ish-mbreti i Anglise Eduardi VIII per te divorcuaren amerikane nje dashuri per te cilen ai braktisi edhe fronin mbreteror ne vitin 1936. Halla e vete princit William Margaret u nxit qe te mos pranonte martesen me nje te divorcuar ne vitin 1950. Edhe martesa e te atit dhe se emes se William-it ishte nje martese qe u trondit dhe perfundoi nga kodet frymemarrese.
Diten kur William dhe Kate shpallen fejesen dhe martesen e tyre te aferme te dy deklaruan se ndiheshin shume te lumtur per kete njoftim. Sipas vete Charls-it ata te dy kishin kohe qe benin praktike per martesen cka do te thote se duke pranuar bashkejetesen e gjate te te birit Charls ka pranuar edhe nje martese te koherave te reja.