Metoda shqiptare pritet te adaptohet edhe ne Europe
Doktor Apostol Vaso vecse mban veshur nje bluze jeshile te celet ndryshe nga shumica e mjekeve qe vishen me te bardha ka edhe disa te vecanta te tjera... do te transmetoje diturite dhe pervojen e tij edhe te brezi i ri madje ashtu sic thote ai kjo eshte detyrimi me i vogel eshte riciklimi i te njejtit investim qe kane bere persona te tjere per Vason. Mjeku qe njihet si doktori qe trajton dhembjen ne nje periudhe afatmesme mund te marre cmime nderkombetare pas nje studimi dhe implementimi te metodave te reja per trajtimin e dhembjes. Ne bashkepunim me nje koleg te tij nga Izraeli ne aktivitetin e ardhshem qe do te zhvillohet ne Gjermani do te prezantojne punen dhe arritjet e tyre me te fundit ne drejtim te trajtimeve mjekesore. Nese kjo do te cilesohet si shpikje apo novacion kjo i mbetet ne dore strukturave akademike kombetare e nderkombetare... Ndersa marrja e ndonje cmimi te vecante do te jete ne kete rast nder dhe lavdi per Shqiperine.
Ne Europe dhembja eshte nje nga problemet kryesore shendetesore. Eumlshte e logjikshme ta konsiderosh dhembjen akute nje simptome te patologjise ose te demtimit indor. Per sa i perket dhembjes kronike ajo paraqet nje problem mjekesor te vecante ajo eshte nje patologji me vete. Nga konstatimet rezulton se nder te paret qe ra ne kontakt me idete e konceptimit te dhembjes si problem me vete ishte Apostol Vaso i cili se bashku me nje grup mjekesh te specializuar krijuan ne vitin 2001 Shoqaten Shqiptare te Dhembjes. Gjate 2001-2010 kjo shoqate ka synuar implementimin e terapise se dhembjes ne sistemin shendetesor shqiptar.
Sot ne vendin tone ekziston nje qender multidisiplinore per trajtimin e dhembjes. Krijimi i kesaj qendre ka kaluar permes nje rruge te veshtire sic ndodh zakonisht kur implementohet nje fenomen i ri vecanerisht ne fushen e mjekesise thote doktori i trajtimit te dhembjes Apostol Vaso. Dy vitet e fundit ekipi i specialisteve me ne krye Vason eshte fokusuar ne trajtimin e dhembjes fantome. Dhimbja dhe sensacioni fantome eshte nje ndjesi individuale qe provohet si rezultat i shkeputjes fizike nga trupi i nje gjymtyre ose organi sqaron mjeku.
Ne periudhen nentor 2009-mars 2010 Ambasada e Republikes Federale te Gjermanise mbeshteti projektin e Evidentimit dhe trajtimit te dhembjes fantome ne kontingjentin e te amputuarve gjate aksidenteve me mina ne zonat kufitare verilindore te vendit. Ky program u aplikua tek te amputuarit ne qytetet Kukes dhe Tropoje tregon Vaso. Sipas tij kane qene te shumta letrat dhe falenderimet e pacienteve te trajtuar.
Me te gjitha keto letra duke ruajtur te zeze mbi te bardhe te gjitha kaligrafite e verioreve shqiptare doktori i trajtimit te dhembjes mund te beje nje koleksion qe mund te ruhet per historikun qe do te lexojne brezat e ardhshem lidhur me perfshirjen e projekteve dhe metodave ne trajtimin e dhembjes...