Shteti i se drejtes perballe sundimit arbitrar
Kemi thene me pare plot pezmati se udha dhe aspirata shqiptare per tu bere nje dite nje vend Perendimor si e gjithe Europa ka shume gjasa te jete e shenjuar nga nje karakteristike e forte deperendimizimi kronik me burime dhe ndikime te brendshme por edhe me nxitje e legjitimim transnacional. Shpeshhere kete kaos nxitje dhe legjitimim te cakerdise politike te brendshme ne Shqiperi e shkaktojne vete institucionet europiane dhe partneret e medhenj nderkombetare perendimore te cilet kur i aviten rastit shqiptar pesojne zaptim te gjymtyreve institucionale politike strukturore ligjore dhe ekonomike nga ngerci i deperendimizimit spontan. Kriteret dhe indikatoret mbi te cilet perendimoret na vezhgojne bashkepunojne apo partnerizojne me Shqiperine tone jane kaq jodomethenese dhe kaq jojetesore ne realitetin praktik saqe vetvetiu takojne me pare renien deformimin joefektivitetin dhe zhberjen e tyre sesa ngjizjen demokraci e lirindertuese dhe ndikimin per ngritjen inkurajimin dhe forcimin e shtetit te se drejtes. Shoqeria shqiptare ka mungese pergatitjeje dhe terreni per demokraci apriori per shkak te trashegimive te forta te se shkuares. Ky kendveshtrim ploteson nje shpjegim logjik vetepermbushes sipas te cilit nje vend si Shqiperia e ka udhe te gjate me pengesa te medha udhen drejt demokracise ngase lsquokultura e gabuar eshte kembekryq ne cdo qelize funksionale te shoqerise dhe lsquokultura e drejte i ka shanset e vogla per te ngritur koke pikerisht per shkak te mungeses se demokracise. Juan Linz dhe Alfred Stepan studiues te mirenjohur te teorive te demokratizimit dhe tranzicionit ne menyre postulative kane ritheksuar fjalet e mirenjohura te Barrington Moore Jr. No state no democracy ndash Pa shtet nuk ka demokraci. Keshtu qe ne dallim me vendet e tjera postkomuniste per rastin e Shqiperise realitetin e lsquoshtetit te dobet nuk bejme asnje gabim ta pranojme ne paqe si nje kualifikim te vertete. lsquoDobesia e shtetit si nje tipar i politikes shqiptare ka dy permasa te ndryshme. Se pari dobesia nenkupton shtrengesa dhe pamundesi te medha ne kapacitetet e shtetit. E thene me fjale me te qarta monopoli i shtetit per ushtrim te autoritetit instrumenteve dhe mekanizmave te tij te ligjshme eshte i gjymtuar sabotuar per shkak te konkurrences qe bejne lsquoaktore joshteterore disa prej te cileve deklarojne se jane vete lsquoshteti. Se dyti por jo me me pak rendesi shteti i dobet nuk mundet te ofroje dhe siguroje parimet e lsquoshtetit te se drejtes apo lsquosundimit te ligjit tek e fundit nuk mundet as ti inkurajoje apo perforcoje keto parime edhe pse shume politikane shpallin slogane te tipit lsquodo te vendosim diktaturen e ligjit lsquombrojme ligjshmerine dhe kushtetutshmerine etj. etj. Ndaj edhe perdorimi i etiketimeve te ndryshme per ti pershkruar keto fenomene te verejtura ne vendet ish-komuniste dhe posacerisht ne Shqiperine tone sikunder lsquooligarki lsquofeudalizem lsquobajraktarizem lsquogangsterizem apo lsquobosizem etj. eshte vetem nenvijezimi i rendesise qe kane keto vecori te para si realitet jetesor ne keto vende. Nese do ta shohim lsquoshtetin e dobet si zanafillen e analizave te metejshme te regjimit postkomunist ne Shqiperi atehere ekzistenca/apo joekzistenca e lsquoshtetit te se drejtes lsquosundimit te ligjit mund te riformulohet ne kuptimin e demokracise dhe/apo alternativat e saj. Po ti referohemi perspektives neo-institucionaliste North 1990 lsquoshteti i se drejtes lsquosundimi i ligjit mund te perkufizohet si mbizoterimi i institucioneve formale p.sh. rregulla norma parime universale qe sherbejne si shtrengesa/kufizime madhore ndaj aktoreve kryesore dhe strategjive te tyre brenda politikes ne fjale. Nderkohe qe mosekzistenca e lsquoshtetit te se drejtes lsquosundimit te ligjit nenkupton mbizoterimin e institucioneve informale te cilat bazohen fortesisht ne rregullat dhe normat e tyre partikulare si klientelizmi dhe/apo korrupsioni. Kesisoj kundertia e lsquoshtetit te se drejtes lsquosundimit te ligjit eshte lsquoshteti arbitrar apo lsquosundimi arbitrar qe do te thote se institucionet ose sherbejne thjesht si lsquofasade ose nuk kane ndonje vlere reale. Deri ne nje fare pike kjo dikotomi e mbizoterimit te institucioneve formale dhe informale eshte e nderlidhur me tipat ideale te legjitimitetit Weberian dominimi i institucioneve formale eshte i shoqeruar me legjitimitetin racional-ligjor ndersa mbizoterimi i institucioneve informale eshte tipar i sundimit karizmatik dhe/apo tradicional. Por nese i kthejme syte nga realiteti shqiptar marredhenia mes institucioneve formale dhe informale ne keto 20 vite tranzicion apo ramizoshence nuk eshte plotesisht ne kunderti perkundrazi ato kane zevendesuar/plotesuar njera-tjetren ne nje menyre te tille qe kane mbushur lsquoboshlleqet e sistemit. Praktikisht keto dimensione institucionale te regjimit politik ne Shqiperine postkomuniste duket te jene njefaresoj vazhdimesie plotesimi dhe zgjatimi te njera-tjetres e kurrsesi dy pole te kunderta. Nese lsquoshteti i se drejtes lsquosundimi i ligjit eshte i dobet apo nuk do te ekzistonte fare si p.sh. rasti i renies totale te shtetit kur ra regjimi i vjeter komunist ne vitet 1990-1992 rasti tragjik i vitit 1997 dhe rasti famekeq i renies disaoreshe te shtetit me 14 shtator 1998 ai menjehere mbushet e plotesohet apo zevendesohet nga lsquosundimi arbitrar. Nese gjykatat e kane te pamundur te zbatojne vendimet e tyre per ceshtjet e adresuara ligjerisht ne to atehere konfliktet vetvetiu zgjidhen nepermjet lsquosipermarrjes se dhunshme te vetegjyqesise. Nese qeveria nuk jep llogari para Parlamentit atehere procesi i vendimmarrjes nuk varet nga perfaqesuesit e popullit por nga rrathe te ngushte prane lsquofamiljes apo lsquooborrit te liderit qofte ky i majte apo i djathte ne qeveri apo ne opozite. Nese partite politike jane te paafta per te nderlidhur elitat me masat atehere funksionet vendimmarrese dhe politikeberese do te kryhen nga lsquomakineria politike e bazuar ne klientelizem. Shqiperia postkomuniste eshte e tejmbushur me shembuj ilustrues te te gjitha elementeve te mesiperm. Qartesisht ketu po ndodh gradualisht rivendosja e kapaciteteve te shtetit pa i dhene fare jete e krahe lsquoshtetit te se drejtes lsquosundimit te ligjit gje kjo qe nuk sjell aspak mbizoterimin e institucioneve formale ne vend. Keshtu qe dallimi mes tipave te institucioneve formale dhe informale ben te rrjedhe shume uje midis tranzicionit per ne demokraci ku lsquoshteti i se drejtes lsquosundimi i ligjit eshte i domosdoshem ne menyre te vetvetishme dhe tranzicionit postkomunist shqiptar drejt nje regjimi ende te papercaktuar ndonese politikanet dhe nderkombetaret kembengultesisht vazhdojne ta konsiderojne lsquodemokraci. Ndaj edhe perkufizimi i regjimit politik per rastin e Shqiperise mund te meritoje te rikonsiderohet. Demokracia e aspiruar prej te gjithe shqiptareve mund te kualifikohet si nje regjim konkurrues me mbizoterim te institucioneve formale porse regjimi i Shqiperise postkomuniste bashke me lsquotregun e tij administrativ mund te konsiderohet si nje regjim i gjymte-konkurrues ne te cilin kalbezimi i institucioneve formale udhezon drejt zevendesimit apo plotesimit te tyre me institucione informale. Teorite e demokratizimit me ndonje perjashtim te rralle prej nje kohe te gjate e kane te nenkuptuar ekzistencen dhe domosdoshmerine e lsquoshtetit te se drejtes lsquosundimit te ligjit ose si vetveti ose si trashegimi nga regjimet e meparshme ose si te instaluar nga ndikimet e jashtme gjate procesit te tranzicionit per shkak te integrimit europian internacionalizimit apo globalizimit. Perseri ne rastin e Shqiperise postkomuniste eksperienca eshte e vecante ne respekt te te gjithave sa me siper sepse 1 trashegimia komuniste ka zhvilluar nje mbizoterim te qendrueshem dhe te forte te institucioneve informale qofte ne nivelin e vendimmarrjes dhe politikeberjes qofte edhe ne nivelin e jetes se perditshme te nje qytetari te zakonshem 2 ndikimi i nderkombetareve sidomos i institucioneve te BE-se per lindjen dhe perforcimin e lsquoshtetit te se drejtes lsquosundimit te ligjit dhe ne performancen e institucioneve formale ka qene shpeshhere kontroversal dygjuheshprehes me shume pak flagrance perendimore. Ne rastin e Shqiperise edhe pse regjimi politik ne dukje norme dhe procedure eshte konkurrues ne terma elektorale prapeseprape roli i institucioneve formale eshte larg mundesive per te mbizoteruar. Ketu konkurrenca politike eshte e lsquombijetuar pavaresisht mungeses se shtetit te se drejtes. As me shume e as me pak por grupet ne pushtet ne Shqiperine postkomuniste ia kane dale mbane te perqendrojne mjaftueshmerisht burime mundesi dhe instrumente per te parandaluar ndryshimin e pushtetit me mjete elektorale ndaj edhe me se pari eliminojne incentivat per vetepergjegjshmeri si pjese e kornizes se institucioneve formale. Testi i thjeshte i lsquozgjedhjeve te lira dhe te ndershme mund te jete i parendesishem dhe irrelevant ne momentin kur hyjme ne arsyetimin dhe kuptimin real te lsquomakinerise politike dhe lsquopartive te pushtetit. Nen keto rrethana rezultatet e zgjedhjeve mbeten ne nje mase te madhe ne varesi te mundesive qe kane grupet ne pushtet per te bere lsquomobilizim administrativ te masave ashtu edhe mundesive e aftesive per manipulim te zgjedhjeve per te mos folur ketu per aksesin sistematikisht te padrejte dhe te pabarabarte te kandidateve per te bere fushate dhe per te garuar. Por nese zgjedhjet nuk sherbejne as si nje mekanizem i ndryshimit te pushtetit dhe qarkullimit te elitave as nuk ndikojne ne politikat qeverisese atehere roli dhe kuptimi i tyre eshte krejt i ndryshem nga modeli perendimor dhe europian. Veme re se grupet e pushtetit ne regjimin postkomunist ne Shqiperi ia dalin tashme mbane qe te formatojne edhe lsquokoalicione me fitore minimale te cilet garantojne burime dhe instrumente te mjaftueshme per te mbrojtur fitoren mbajtur pushtetin e madje ndalojne me sukses ndryshimin e pushtetit nepermjet zgjedhjeve. Koalicioni qeverises PD-PR-LSI i dale pas zgjedhjeve te 28 qershorit 2009 eshte nje demonstrim i qarte i ketij mekanizmi pushtetmbajtes dhe pushtetperdorues par-exellence. Mund te themi se menyra sesi u zgjodh Presidenti i Republikes ne korrik 2007 sesi u miratua Kodi Elektoral 2009 e sesi u zhvilluan zgjedhjet parlamentare te qershorit 2009 koalicioni qeverises PD-PR-LSI etj. mund te konsiderohen si shenjat me te forta e me te vona te dobesimit dhe sabotimit te themeleve strukturore te konkurrences politike. Prandaj edhe mund te themi se rezultatet e procesit te tranzicionit qe kane stabilizuar nje regjim politik ne Shqiperi me njefaresoj konkurrence politike ndonese e kufizuar nen mbizoterimin e institucioneve informale mund te vleresohen edhe si nje faze e ndermjetme e vete procesit te tranzicionit. Lindja e mbizoterimit te institucioneve formale ne Shqiperine postkomuniste e si rrjedhoje demokratizimit te metutjeshem ndoshta mund te arrihet ne tri menyra qe mbivendosen me njera-tjetren 1 pranim hap pas hapi i institucioneve formale si nje produkt i zhvillimit te konkurrences politike edhe duke marre parasysh gjendjen e sotme 2 ripercaktimi i nje projekti kombetar te mbarepranuar nga te gjitha forcat politike dhe grupet sociale ekonomike e kulturore per domosdoshmerine e instalimit te shtetit te se drejtes si shteti i ri i shqiptareve 3 dobesimin e mundesise se projektimit te lindjes se nje regjimi te gjymte dhe te paqarte politik nepermjet lsquorregullave te me te fortit per shkak te pershkallezimit te konflikteve dhe krizave politike ne vend dhe perfshirjes se te huajve e pjesemarrjes se masave. Megjithate konsekuencat e ketyre tre skenareve jane ne cdo rast te paqarta. Sic e kemi shprehur edhe me siper debati dhe diskutimet elektorale marrin vlere per instalimin e mbizoterimit te institucioneve formale vetem nese konkurrueshmeria nuk cenohet apo shuhet per shkak te balances se burimeve dhe nevojave midis aktoreve dhe per shkak te themeleve strukturale te konflikteve nder/brendaelitare. Shqiperia eshte ende larg plotesimit te ketyre kushteve ndaj edhe ka shume pak shanse qe mbizoterimi i institucioneve formale te konsiderohet si e lsquovetmja loje ne qytet. Linz dhe Stepan 1996. Madje ne gjykimin tone diskutimet dhe debati elektoral ne Shqiperi mund te jene deri me sot pjese e nje strategjie konkurruese e elitave ne kerkim te nje ekuilibri por qe nuk cojne aspak drejt shtetit te se drejtes sepse nese do te ndodhte ndryshe atehere institucionet formale do ta dobesonin dhe jo siguronin status quo-ne. Institucionet formale po sherbejne si fasade e institucioneve informale. Keshtu qe sa me te gjera e sa me te medha te behen kapacitetet e shtetit nen frymen e nje politike te tille nuk garantohet dot aspak mbrojtja e qytetarit apo bizneseve nga lsquosundimi arbitrar perkundrazi rritet niveli dhe forca kercenuese. Tek e fundit monopoli i pushtetit nuk te con dot drejt institucioneve formale sepse asnje lsquoaktor nuk i ka incentivat per te kufizuar kapacitetet e veta per lsquosundim arbitrar. Ndoshta pershkallezimi i konfliktit e krizes dhe dobesimi nga brenda i regjimit mund te jete nje alternative reale dhe e mire perkunder alternatives se deritashme te ruajtjes se status quo-se. Niveli i dhunes politike ne Shqiperi duket te jete shume i ulet nese shihet nen sfondin e shkalles se transformimeve politike dhe sociale. Ne menyre spekulative mund te themi se nese politikanet postkomuniste shqiptare do te rrisnin nivelin e konfliktit mes tyre deri ne kufijte e prekshmerise se tyre fizike dhe pasigurise per pasurine apo edhe per vete jeten atehere kostot e konkurrueshmerise brenda kornizes se institucioneve informale do te ishin shume me te larta sesa kostot per pranimin e rregullave parimeve dhe institucioneve formale. Por pranimi i rregullave parimeve dhe institucioneve formale nuk eshte nder zgjedhjet e preferuara te politikaneve postkomuniste shqiptare. Rreziku i lojes se pushtetit per te na rikthyer ne terrenin e politikes jokonkurruese nepermjet instalimit te nje regjimi te gjymte dhe te paqarte mundesisht jodemokratik mund te jete zgjedhja me terheqese per lsquoelitat politike postkomuniste shqiptare. Te dhenat ne terren jane dyshimnxitese se krizat ciklike te regjimit ne Shqiperine postkomuniste nuk cojne drejt demokracise porse ne te tjera rezultate dhe destinacione te tranzicionit. Gjithsesi e trishte eshte e verteta se aspirata jone europiane dhe perendimore po kalon neper shtegun e kahershem dhe mirenjohur tashme te deperendimizimit kulturor dhe sjellor.