E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banka e Shqiperise PD propozon rektorin Dhori Kule

Guvernatori Nga tre anetaret e Keshillit perfiton edhe aleatja e PD LSI-ja

Komisioni Parlamentar i Ekonomise do te diskutoje mbi kandidaturat per anetare te Bordit Mbikeqyres se Bankes se Shqiperise. Ky diskutim do te realizohet ne mbledhjen e sotme nga anetaret e mazhorances dhe te opozites ne Komisionin Parlamentar te Ekonomise. Sipas burimeve mesohet se tre anetaret e Bordit Mbikeqyres qe propozohen nga Kuvendi do te ndahen ndermjet PD-se LSI-se dhe PS-se. Partise Socialiste si kryesorja e opozites do ti lihet vetem nje vend ndersa mazhoranca PD dhe LSI do te perfitojne nga kjo e drejte. Partia Demokratike ka propozuar si anetar te saj rektorin e Universitetit te Tiranes Dhori Kule. Ai eshte njekohesisht dhe anetar i PD-se ne Keshillin Bashkiak te Tiranes. Levizja Socialiste per Integrim ka propozuar si kandidature ne kete keshill Ela Golemin. Ndersa PS nuk e ka propozuar ende perfaqesuesin ne kete Keshill. Sipas nenit 44 pika 2 te gjithe anetaret e Keshillit Mbikeqyres zgjidhen dhe emerohen nga Kuvendi mbeshtetur ne propozimet e bera si me poshte a Pese anetare propozohen nga Kuvendi b tre anetare propozohen nga Keshilli i Ministrave c nje anetar propozohet nga Keshilli Mbikeqyres. Presidenti i Republikes emeron guvernatorin e Bankes se Shqiperise mbeshtetur ne propozimin e Kryetarit te Keshillit te Ministrave. Keshilli Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise zgjedh dhe emeron zevendesguvernatoret mbeshtetur ne propozimin e bere nga guvernatori. Qeveria ka propozuar Ardian Fullanin Elizabeta Gjonin dhe Petraq Milon si anetare te ketij keshilli. Fullani eshte drejt marrjes per here te dyte te postit te guvernatorit i cili ka nje mandat 7-vjecar. Kuvendi pritet te votoje 6 kandidate per ne keshill. Ndersa tre anetaret e tjere Halit Xhafa Ardian Civici dhe Arjan Kadareja do te vazhdojne ne keshill pasi nuk i ka mbaruar mandati.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›