E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gërdeci, në 150 seanca më shume se 100 shtyrje

Shtyhet përsëri gjyqi i Gërdecit. Shtyrja e kësaj çështje është kthyer tashmë në një gjë të zakonshme pasi deri tani është shtyrë më shumë se 100 herë në rreth 150 seanca që janë zhvilluar gjithsej.

Këtë herë shkak për shtyrje është bërë mungesa e avokatit të Mihal Delijorgjit

Gjyqi tashmë është në fazën e leximit të pretencës së prokurorisë, një dokument ky voluminoz prej 500 faqesh.

Shpërthimi i fabrikës së demontimit të municioneve në Gërdec, më 15 mars 2008, i mori jetën 26 personave, 300 të tjerë u plagosen, si dhe u shkatërruan mijëra banesa.

Të akuzuar në këtë proces janë 29 persona (ish-drejtues të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë).

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›