E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shehu Do te reagoj me vone ndaj atyre qe flasin kunder meje

Reagimi Kandidati per postin e kreut te KLSH-se

I pranishem ne takimin me Presidentin Topi ne Puke ka qene edhe ish-deputeti i PD-se Sali Shehu. Ai se fundmi eshte propozuar nga kreu i shtetit ne postin e kreut te Kontrollit Larte te Shtetit. Ky propozim po kundershtohet ashper nga deputetet e PD-se. I pyetur nga Shqip ne lidhje me qendrimet negative te deputeteve demokrate Sali Shehu eshte shprehur se ende nuk ka nje reagim dhe sic duket po pret vendimin e Komisionit te Ligjeve per te reaguar ndaj sulmeve te ashpra qe po behen ne adrese te tij nga ishkoleget e PD-se. Per momentin nuk dua te jap asnje koment jam duke i degjuar nuk dua te behem pjese e kesaj situate por ne ditet ne vazhdim munde te kete nje pergjigje per te gjithe ata qe po fl asin ndaj meje eshte shprehur Sali Shehu. I dekretuar te enjten PD-ja nepermjet deputetit te saj ishministrin e Drejtesise Enkelejd Alibeaj leshoi sinjalet e para te kontestimit te saj kandidature. Sipas Alibeajt Shehu eshte ne vorbullen e atyre personave qe bejne emerime korruptive ne gjyqesor sekser qe sipas tij jane zbardhur edhe ne raportin e Keshillit te Europes. Kandidatura eshte nje klientelist dhe propozohet ta cojme ne institucionin me te larte qe do te kontrolloje se ku shkojne paret e shqiptareve tha nder te tjera Alibeaj. Ndersa sot pritet qe grupi i PD-se te marre nje vendim per dekretin e propozuar nga Presidenti per caktimin e Shehut si kandidat per kreun e KLSH-se.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›