E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth Bashkëpunim mes palëve për reformat

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth ka ripërsëritur apelin drejtuar politikës shqiptare për bashkëpunim dhe dialog politik. Nga qarku i Shkodrës, kreu i OSBE-së ka theksuar se bashkëpunimi mes palëve do të bëjë të mundur përmbushjen e reformave të kërkuara nga ndërkombëtarët përmes të cilave vendi do të bënte hapa përpara drejt integrimit.
 

Shefi i prezencës së OSBE-së në Tiranë, ambasadori Eugen Wollfarth komentoi sot nga qyteti i Shkodrës mbi debatin e kthimit të ligjit të mbetjeve nga ana e Presidentit Bamir Topi. I pyetur nga mediat, ambasadori tha se në themel të ligjit duhet të jetë mbrojtja e mjedisit.

Wollfarth u shpreh se kthimi i ligjit është e drejtë Kushtetuese e Presidentit ndërsa shtoi se OSBE-ja është e gatshme për dhënien e asistencës në hartimin e ligjeve ashtu sikurse edhe asistencë në hartimin e ligjit të mbetjeve.

Ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth vizitoi edhe landfilin e Bushatit ku u shpreh se ngritja e objekteve të tilla janë një hap i rëndësishëm për zhvillimin e vendit

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›