E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD Rama bllokues perdori me Topin Prokurorine dhe Gjykaten

Anetaret e Komisionit te Ligjeve akuza kryesocialistit dhe Presidentit

Partia Demokratike e cileson si propagande tryezen e Partise Socialiste per reformen ne sistemin e drejtesise duke leshuar nje sere akuzash ndaj opozites. Deputetet demokrate te Komisionit Parlamentar te Ligjeve kane leshuar me ane te e-mail-it nje deklarate ne te cilen theksohej se diten e premte Partia Socialiste dhe grupi i saj parlamentar zhvilluan nje veprimtari politike per reformen ne drejtesi e cila do te kishte qene nje event me te vertete shpresedhenes nese stari i eventit lideri i PS-se zoti Rama do tu kishte kerkuar ndjese publike shqiptareve per bllokimin mbi trevjecar qe i ka bere cdo nisme reformuese ne fushen e drejtesise. Ne fakt zoti Rama kishte pergatitur nje veprimtari propagandistike me te cilen qartazi synon te pengoje edhe me tej procesin e reformave dhe te angazhimeve integruese te Shqiperise. Dallimi i vetem eshte se kete here bllokimin po kerkon ta realizoje nepermjet veglave te verbra te Partise Socialiste ne gjirin e drejtesise thuhet ne deklarate. Demokratet akuzojne si vegla te PS-se dy perfaqesuesit e Gjykates se Larte dhe te Prokurorise te cilet sipas tyre moren urdher nga Presidenti njeheresh kreu i KLD-se per te marre pjese ne kete tryeze. Jo me kot nderhyrjet me te zeshme iu lane ne dore nje gjyqtari te Gjykates se Larte zotit Ardian Dvorani dhe nje prokurori te Prokurorise se Pergjithshme zotit Shkelqim Hajdari. Te dy perfaqesuesit e drejtesise merrnin pjese ne kete veprimtari partiake mesa duket me urdher te shefit ne kundershtim flagrant me statusin detyren dhe funksionin e tyre shteteror shprehen demokratet. Sipas anetareve te komisionit te mazhorances zotit Rama mesa duket i intereson me fort keqperdorimi i njerezve te vet brenda drejtesise sesa respektimi qofte dhe formalisht i pavaresise se organeve te drejtesise. Me kete veprimtari zoti Rama ka dashur tu tregoje shqiptareve se per te drejtesi e mire prokurori e mire apo gjyqesor i mire jane vetem drejtesia prokuroria apo gjyqesori i ushtareve dhe vasaleve kamikaze. Deputetet demokrate te Komisionit te Ligjeve shprehen me tej se nuk pajtohen me kete vizion te mbrapshte antireforme. Deputetet demokrate te Komisionit te Ligjeve jane te sigurt se rruga e reformes eshte e papajtueshme me shfaqje te tilla te nenshtrimit grotesk te perfaqesuesve apo organeve te drejtesise. Reforma behet me perkushtim idealizem e vetemohim. Reforma behet ne Kuvend atje ku zoti Rama nuk eshte prezent. Atje ne presim koleget tane socialiste qe me te njejtin shpirt si ne te japin mendimin kontributin vizionin dhe voten e tyre ne te mire te vendit dhe te integrimit thuhet ne deklarate. Ndersa deputetet demokrate ne qendrimin e tyre nuk kane dhene asnje koment ne lidhje me pranine e deputetit te LSI-se Lefter Koka ne kete tryeze te organizuar nga opozita. Ai ishte i vetmi perfaqesues i mazhorances ne kete takim mbi reformen ne drejtesi. Te premten deputetet socialiste te Komisionit te Ligjeve organizuan tryezen Drejtesia ne sfiden e integrimit. Pervec kryetarit te Shoqates se Prokuroreve Shkelqim Hajdari dhe perfaqesuesit te Unionit te Gjyqtareve te Shqiperise Ardian Dvorani fteses se socialisteve iu pergjigjen pozitivisht Prokuroria e Pergjithshme Keshilli i Larte i Drejtesise perfaqesite e Bashkimit Europian dhe te OSBE-se ne Tirane misionet Euralius apo OBDAT. Nga ky takim socialistet nepermjet nje deklarate te leshuar ne emer te grupit te saj kuvendor bene te qarte se jane gati per nje reforme te plote ne sistemin e drejtesise si dhe per votimin e ligjeve qe kerkojne nje shumice te cilesuar te votave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›