E Diel, 1 Nëntor 2026

Banka e Shqiperise: Qeveria te korrektoje buxhetin 2010

Qeveria duhet te parashohe qysh tani uljen e disa shpenzimeve qe nuk mund ti mbuloje me te ardhurave ne buxhetin e ketij viti, si nje nga menyrat me te mira per te frenuar rritjen e borxhit. Keshillen ne drejtim te qeverise e ka dhene, guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani i cili tha se "Korrektimet ne buxhet jane ne linje me kerkesat e BSH-se. Mendoj se levizja ne buxhet eshte ne kohen e duhur dhe shenje e forte ndergjegjesimi qe do i vleje politikave te kujdesshme ne te ardhmen". Sipas Bankes se Shqiperise, politika fiskale ka pasur natyre ekspansioniste gjate pjeses me te madhe te vitit 2009, duke u materializuar ne nje deficit buxhetor rreth nivelit 6 per qind te PBB-se. Rritja e deficitit buxhetor pasqyron uljen e te ardhurave, ashtu edhe karakterin e synuar kunderciklik te politikes fiskale, nepermjet rritjes se pagave dhe te shpenzimeve kapitale, shpjegon Banka e Shqiperise ne analizen e saj. Ngadalesimi i aktiviteti ekonomik ne vend ka diktuar nje ritem te ngadalte te rritjes se te ardhurave buxhetore, vecanerisht pas tremujorit te pare te vitit. Ne fund te muajit nentor, rritja vjetore e te ardhurave buxhetore ishte vetem 2 per qind, duke reflektuar thuajse teresisht ritmin e ulet te gjenerimit te te ardhurave tatimore. Nga ana tjeter, shpenzimet publike kane ruajtur norma te larta rritjeje, duke shenuar vleren 16.4 per qind ne muajin nentor. Deficiti buxhetor arriti vleren 65 miliarde leke ne muajin nentor. Deficiti eshte financuar ne pjesen me te madhe nepermjet huamarrjes se huaj dhe te ardhurave te privatizimit, duke kufizuar presionet ne tregun financiar vendas. Rritja e shpejte e shpenzimeve dhe deficitit buxhetor gjate vitit 2009 ka rritur me tej nivelin e borxhit publik, i cili vleresohet rreth nivelit 58 per qind te PBB-se ne fund te muajit nentor. Banka e Shqiperise gjykon se orientimi i politikave te ardhshme buxhetore drejt konsolidimit fiskal, me qellim reduktimin e borxhit publik, perben tashme nje parakusht per stabilitetin makroekonomik ne vend. Sic e kemi theksuar ne vazhdimesi, reduktimi i borxhit publik do te ule presionin e sektorit publik mbi tregjet financiare, duke krijuar me shume hapesire per sektorin privat. Konsolidimi i financave publike do te ule gjithashtu primet e rrezikut ne ekonomi dhe do te rrise efektivitetin e politikes monetare.
Fundi i 2009, nis permiresimi i tregtise
Zhvillimet afatshkurtra ne tregtine e jashtme per muajt tetor-nentor shfaqin nje ecuri disi te ndryshme ne krahasim me nente muajt e pare te viti, duke deshmuar per nje modifikim te trendeve te verejtura me pare. Keshtu, eksportet e vendit rane ne terma mesatare vjetore me rreth 7.4 per qind, duke shenuar nje ngadalesim ne krahasim me renien mesatare prej 19 per qind gjate nente muajve te pare te vitit. Nga ana tjeter, importet kane shenuar nje renie prej mesatare vjetore prej 17% per qind ne keto dy muaj, kundrejt renies mesatare vjetore prej 7 per qind te shfaqur gjate vitit 2009. Keto zhvillime permbajne shenja inkurajuese per qendrueshmerine e bilancit te pagesave ne periudhen afatshkurter. Pozicioni i jashtem i vendit vazhdon te karakterizohet nga nje deficit i larte dhe ne rritje i llogarise korente. Gjate tre tremujoreve te pare te vitit, ky deficit eshte mbuluar plotesisht nga flukset hyrese te llogarise kapitale dhe financiare, duke rezultuar ne rritjen e rezervave valutore te Bankes se Shqiperise. Megjithate, flukset hyrese jane favorizuar dukshem nga te ardhurat e privatizimit dhe nga huamarrja e sektorit publik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›