Rama: Bojkoti do te vazhdoje, mandatet nuk do te digjen

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ne nje interviste per "VOA" shprehet se bojkoti i opozites do te vijoje deri ne arritjen e qellimit final, qe eshte transparenca e zgjedhjeve nepermjet hapjes se kutive te votimit. Nderkohe qe ka paralajmeruar se mandatet e deputeteve socialiste nuk do te digjen, pavaresisht skemave dhe presioneve te Berishes dhe Metes, perfshi dhe te Nanos, pas kuintave. Njeheresh ai eshte shprehur se e njeh rezultatin zyrtar te ketyre zgjedhjeve, pasi pavaresisht kontestimeve te vendimit te gjykates, ai eshte vendim qe rrezohet vetem nga vete ajo. Nderkohe qe pergjigjja e tij per ligjvenesit e PS, qe kane humbur rrogat per kaq muaj eshte se deputetet socialiste kane marre persiper nje pergjegjesi e cila eshte nje pergjegjesi morale dhe qytetare, per te perfaqesuar gjithe ate popull opozitar, i cili erdhi ne bulevardin "Deshmoret e Kombit", ne nje mase 100 mijeshe dhe do te dale perseri ne bulevardin "Deshmoret e Kombit", ndoshta dhe me i shumte ne numer.
Z. Rama, po e filloj intervisten me nje zhvillim te fundit ne Shqiperi. Gjykata Kushtetuese ka marre nje vendim lidhur me marreveshjen ujore te Shqiperise me Greqine. Sipas njoftimeve te para te shtypit marreveshja eshte rrezuar, por ende nuk dihen argumentet e gjykates. Do te ishim te interesuar per reagimin tuaj lidhur me kete ...?
Reagimi i pare qe vjen nder mend eshte keqardhja e thelle per katandisjen e qeverisjes ne Shqiperi, ne nje instrument te erret, i cili vepron per fat te keq ne kundershtim me interesat e publikut dhe ne kete rast, me interesa akoma me te medha. Arsyeja pse ne iu adresuam Gjykates Kushtetuese ishte per t'i dhene mundesi mendimit te lire, te bazuar ne nje ekspertize te thelle dhe per ta larguar kete ceshtje shume te nxehte, qe me te drejte provokoi ndjeshmerine e mbare publikut shqiptare nga tryeza e debatit politik, te vetedijshem se behet fjale per nje marreveshje, e cila duhet mes Shqiperise dhe Greqise. Marreveshje mes dy vendesh jo vetem fqinje, por dhe vendesh mike, por njekohesisht dhe shume te shqetesuar per faktin se ky instrument i domosdoshem per mbarevajtjen e puneve mes dy vendeve, rezultonte nga shqetesimet e ngritura, si nje instrument jashte kontrollit te Kushtetutes dhe ligjit.
Le te ndalemi tek qendrimi i Partise Socialiste, qe pas zgjedhjeve. Po behen gati 5 muaj qe socialistet po bojkotojne Parlamentin. Cili eshte vleresimi juaj, a mendoni se bojkoti i ka realizuar apo po i realizon synimet e tij?
Bojkoti i parlamentit nga ana jone nuk eshte asgje tjeter vecse shprehja e nje krize te thelle te demokracise. Ne kemi zgjedhur qe te bojkotojme Parlamentin, jo si shprehje e nje deshire apo nje vizioni per te bere politike, por si te vetmen rruge per te mbajtur fokusin tek ceshtja e transparences se zgjedhjeve, pa te cilen askush ne Shqiperi nuk ka garanci se zgjedhjet e ardhshme nuk do te jene nje kopje akoma me e shemtuar madje e zgjedhjeve te shkuara, te cilat ne kendveshtrimin tone ishin jashte standardeve qe meriton populli shqiptar per te zgjedhur lirisht perfaqesuesit e tij dhe ne asnje menyre nuk duhet te perseriten
Ju jeni shprehur se Partia Socialiste, e ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve por nga ana tjeter ajo konteston legjitimitetin e tyre. Kjo thenie tingellon si kontradiktore...
Aspak...
A mund te na e sqaroni kete...?
Aspak! Kjo eshte thjesht shprehje e nje te vertete qe ka te beje nga nje ane me faktin se pavaresisht se ne kemi qene dhe jemi te bindur per padrejtesine e vendimit te gjykates, vendimi i gjykates eshte nje vendim, i cili nuk mund te rrezohet pervecse permes gjykates dhe ne kushtet kur procesi ne rruge gjyqesore eshte ezauruar, rezultati i zgjedhjeve eshte legal. Pra ne e pranojme si te tille, sepse kemi pranuar sistemin demokratik si te vetmin sistem ku ne mund te jetojme. Por nga ana tjeter ne jemi absolutisht te bindur se eshte i domosdoshem nje hetim i gjithe procesit zgjedhor, jo per te ndryshuar rezultatin, as per te rrezuar vendimin e gjykates, i cili po e perseris merret si i mireqene, por per t'i prere rrugen perseritjes se farses se zgjedhjeve te 28 qershorit, ne procesin e ardhshem zgjedhor, kurdo qe te jete ai. Transparenca e plote e procesit zgjedhor, duke filluar nga hapja e kutive te votimit, per te nxjerre ne driten e diellit gjithcka kane ato kuti, si dhe vertetesine e ketij procesi, eshte nje parakusht per te garantuar fundin e nje tradite te shemtuar zgjedhjesh te deformuara dhe te kontestuara...
Sa pritet te vazhdoje bojkoti...?
Deri kur te realizohen qellimet qe na kane shtyre te refuzojme te marrim pjese, ne nje Parlament i cili sipas nesh, duhet te rifitoje legjitimitetin duke u rikthyer ne arenen e ballafaqimit politik perpara syve te gjykatesit popull, qe me vote vendos se kush fiton, kush duhet te qeverise, kush humbe dhe kush duhet te qendroje ne opozite. Ne rast se vota e popullit humbet vleren, vete Parlamenti nuk ka asnje vlere.
Ju keni thene se mandatet e deputeteve socialiste nuk do te digjen. A ekziston mundesia e hyrjes se Partise Socialiste ne Parlament per te bere betimin..? Teorikisht a ekziston kjo mundesi..? E perjashtoni ju nga skema juaj e mos djegies se mandateve...?
Une kam thene se mandatet nuk do te digjen, dhe se si do te ndodhe kjo ka pak rendesi, rendesi ka qe bojkoti i Parlamentit nuk do te nderpritet deri ne realizimin e qellimeve tona dhe ne arritjen e objektivit madhor, qe Shqiperia te mos kete me zgjedhje maskarade si ato te 28 qershorit.
Ne rast te ngerceve apo bllokimeve politike, ka gjithmone nje pale e cila hedh hapin e pare drejt konsensusit dhe pergjithesisht kjo pale fiton ne planin moral. A jeni ju i pergatitur te hidhni hapin e pare...?
Ne c'kuptim ...?
Per te arritur konsensusin, pra qe Partia Socialiste te kthehet ne Parlament...?
Ne ne planin moral kemi qene dhe mbetemi te fituar, sepse gjithmone kemi vene interesat e vendit dhe cilesine e demokracise ne Shqiperi, mbi interesat e pjesshme te forces politike apo llogarite personale te dites. Ne kete aspekt deshiroj te ritheksoj, qe megjithese jemi te pazgjedhur edhe pse i kemi fituara zgjedhjet, per shkak te manipulimit elektoral, megjithese e konsiderojme mos hapjen e kutive te votimit, nje shkelje flagrante te nje ligji te votuar konsensualisht, pasi eshte shkruar konsensualisht, megjithese e konsiderojme vendimin e gjykates se padrejte, ne kemi pranuar se rezultati i zgjedhjeve eshte ai qe ka dhene gjykata, dhe e kemi hedhur hapin tone duke thene : " ...dakord zoterinj, edhe pse populli nuk iu ka dhene voten per te qeverisur, qeverisni. Sepse procesi ligjor ne fund iu dha mandatet per te qeverisur, plus mashtrimi i madh publik i Ilir Metes e plotesoi kete farse. Por nga ana tjeter ne refuzojme t'i nenshtrohemi logjikes qe ju kerkoni te impononi, sipas se ciles ne Shqiperi do te fitoje ai qe numeron dhe jo ai qe voton, pra vullneti i popullit....
Dua t'ju pyes ne lidhje me hapjen e kutive te votimit, si e parashikoni ju, ne cfare hapash do te kaloje ky proces. Ne fund te fundit, kush do t'i hape keto kuti, cilat kuti do te hapen, a do te percaktoni ju se cilat duhet te hapen....?
Nuk ka asnje rendesi! Rendesi ka parimi i garantimit te transparences ne funksion te nje hetimi, i cili si cdo hetim parlamentar duhet te na jape dy konkluzione: a ka pasur apo jo deformim te procesit dhe shkelje te ligjit? Dhe ne rast se po, i kalohet organeve kompetente per shqyrtim kjo shkelje, si dhe nga ana tjeter, cfare masash duhen marre per ta permiresuar procesin legjislativ? Keto jane dy gjerat qe ne duam te arrijme. Pra nje autopsi e zgjedhjeve te vdekura, per mos te lejuar qe zgjedhjet e ardhshme te vdesin nga e njejta semundje.
A mund t'i arrini kete synime dhe keto kerkesa, permes negociatave?
Ne e kemi thene dhe e perserisim qe per ne dialogu eshte instrumenti i politikes se mirekuptimit. Por per sa kohe nuk ka vullnet per dialog dhe mirekuptim atehere me patjeter ka edhe te tjere instrumente qe demokracia i njeh, nder te cilet eshte dhe instrumenti i protestes popullore qe ne javet e ardhme do te njohe pershkallezime te reja. Per faktin se nje popull i tere nuk mund t'i nenshtrohet arbitraritetit, shkeljes se ligjit dhe deformimit te vullnetit te tij per nje periudhe madje te pacaktuar sic eshte periudha qe kemi perpara ku na presin te tjera zgjedhje dhe ku nuk kemi me asnje garanci se ajo qe shkruhet ne ligj zbatohet ne realitet. Ne qofte se me lejoni t'iu sjell ne vemendje nje shembull nga Shtetet e Bashkuara, ne nje rast po kaq te kontestuar elektoral qe ndodhi ketu ne vitin 2000. Gjykata e Larte amerikane mori vendimin e saj sipas se cilit, kandidati i atehershem Al Gore u terhoq, pranoi rezultatin, dhe kandidati tjeter z. Bush, u be President. Me pas, votat e kontestuara ne Florida u hapen dhe u gjykuan nga shtypi, shoqeria civile per efekte transparence ne baze te lirise se informacionit. Madje ai proces, nxori edhe dy rezultate. Ne rast se do te ishin hapur vetem kutite qe kerkonte kandidati Al Gor, do te kishte fituar presidenti Bush, ne rast se do te ishin hapur te gjitha kutite, do te kishte fituar kandidati Al Gor. Asgje nuk ndryshoi ne kuptimin e rezultatit, por shumecka ndryshoi ne procesin legjislativ per permiresimin e kushteve per berjen e zgjedhjeve ne Florida dhe pertej Florides. Ky eshte shembulli tipik qe tregon pse nuk ka asnje kundershti te brendshme ne kerkesen tone. Ne rezultatin e konsiderojme si shprehje te nje procesi legal, pra nuk kerkojme marrjen e pushtetit ne tavoline, as rishperndarje te mandateve nga ky proces transparence, por kerkojme transparence ne funksion te garantimit te zgjedhjeve te ardhshme.
Po transparencen nuk mund ta kerkoni ta beni ju, qe jeni pale ne zgjedhje, por nje pale e trete sic ndodhi ne Shtetet e Bashkuara...
Ne kete transparence kerkojme ta bejme duke qene pale, por jo e vetmja pale, se bashku me palen tjeter ne qeveri, se bashku me shoqerine civile nese eshte e interesuar qe te marri pjese, dhe nen monitorimin e partnereve nderkombetare.
Ketu futeni ne nje rreth vicioz. Ju kerkoni qe ta beni kete, por ne Parlament nuk shkoni. Si mund te dilet nga ky ngerc...?
Ne jemi gati te shkojme ne Parlament, qe neser, ne rast se qeveria eshte e gatshme te pranoje publikisht se nuk ka ndermend te kufizoje objektin e hetimit. Pra se eshte e gatshme te perfshije edhe hapjen e kutive ne kete objekt te hetimit. Kerkojme nje marreveshje te negociuar paraprakisht me dialog, per t'i hapur rruge nje procesi transparence, nga i cili do te fitoje ne radhe te pare, populli shqiptar dhe pastaj pa dyshim do te fitoje ligji dhe do te fitojne zgjedhjet e ardhshme, pavaresisht se kush do te jete fituesi ne fund te tyre.
Do t'i kthehem dhe nje here fjales suaj per mos djegien e mandateve. Si do t'i pergjigjeshit ju atyre deputeteve socialiste, qe kane gjithe keto muaj qe nuk po marrin rrogen. A do te pranonit ju nje here teorikisht, berjen e betimit dhe bojkoti mund te vazhdoje edhe duke bere betimin, apo jo...?
Kjo nuk ka pasur nevoje per pergjigje, sepse deputetet socialiste kane marre persiper nje pergjegjesi e cila eshte nje pergjegjesi morale dhe qytetare, per te perfaqesuar gjithe ate popull opozitar i cili erdhi ne bulevardin "Deshmoret e Kombit", ne nje mase 100 mijeshe dhe do te dale perseri ne bulevardin "Deshmoret e Kombit", ndoshta edhe me i shumte ne numer. Sigurisht nga ana tjeter ketu kemi te bejme perseri me nje telenovele, e cila eshte inspiruar dhe sponsorizuar nga Sali Berisha, me ndihmen e Ilir Metes, me ndihmen e Fatos Nanos nga mbrapa kuintave, me ndihmen e nje pjese derrmuese te organeve te shtypit qe e kane bastarduar misionin e tyre, per ta kthyer kete histori, ne nje histori u dogjen - s'u dogjen mandatet, nderkohe qe ceshtja e mandateve eshte nje ceshtje e cila ne radhe te pare nuk ka te beje fare me vullnete jashte vullnetit te popullit opozitar. Ato jane mandatet e popullit opozitar, nuk jane me shume por jane me pak cfare populli i ka dhene me vote Partise Socialiste, ato mandate nuk do te digjen, modalitetet jane nje ceshtje krejt e parendesishme, nderkohe qe ajo qe mbetet e rendesishme eshte thelbi i ceshtjes.
Kryeministri: KiE i dha goditjen e merituar dhe fatale bojkotit, deshmoi se tempulli i demokracise s'mund te shperbleje ne asnje rrethane bojkotin