E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: "Kufiri" s'ndikon ne marredheniet Shqiperi-Greqi

Numri dy i qeverise shqiptare, njeheresh dhe ministri i Jashtem i Shqiperise, pikerisht ne momentin e zyrtarizimit te vendimit te Gjykates Kushtetuese qe rrezon marreveshjen mes Greqise dhe Shqiperise per kufirin detar, eshte shprehur se ky vendim nuk ndikon ne marredheniet mes dy vendeve. "Marredheniet midis Shqiperise dhe Greqise, pavaresisht nga cilido qe mund te jete mendimi dhe argumentimi perkates, jane marredhenie te cilat do te ecin perpara, ashtu sikurse jemi te bindur se zgjidhja e gjithe ceshtjeve te cilat jane te mbartura nga e kaluara, sikurse eshte dhe ceshtja e ketyre kufijve, absolutisht qe eshte nje gje e domosdoshme, aq me teper per nje vend qe synon te integrohet ne BE, si Shqiperia", deklaroi ministri i Jashtem, Meta. Sipas tij, cdo gje do te behet duke respektuar institucionet e dy vendeve, duke respektuar ligjin nderkombetar dhe "cilido qe do te deshironte qe ky vendim do te cenonte marredheniet mes dy vendeve, jam i bindur se do te mbetet i zhgenjyer". Njeheresh zv/kryeministri Meta, deklaroi dje se qeveria respekton vendimin e Gjykates Kushtetuese, per sa i perket marreveshjes qe percakton ndarjen detare mes shtetit tone dhe Greqise. Permes nje komunikimi me mediat, numri dy i qeverise tha se "qe ne momentin qe kjo ceshtje ka shkuar ne Gjykaten Kushtetuese, qeveria ka nderprere cdo lloj debati publik per kete ceshtje, pasi ka bere gjithe transparencen e duhur dhe te domosdoshme me pare, pikerisht ne respekt te pavaresise se institucioneve dhe te Gjykates Kushtetuese per rastin ne fjale". "Ajo qe dua te them eshte se ne cilindo rast, sikurse jam shprehur dhe perpara se kjo ceshtje te ankimohej ne Gjykaten Kushtetuese, qeveria do te respektoje vendimin e Gjykates Kushtetuese", theksoi Meta. Gjykata Kushtetuese pranoi dje zyrtarisht se miratoi kerkesen e Partise Socialiste, per shpalljen si antikushtetuese marreveshjen per kufijte detare mes Shqiperise dhe Greqise. Ne nje njoftim zyrtar, ky institucion beri te ditur se ne mbledhjen e dy diteve me pare, vendosi unanimisht me 9 vota pro dhe asnje kunder, qe te deklaroje si te papajtueshme me Kushtetuten projekt-marreveshjen e nenshkruar ndermjet Shqiperise dhe Greqise "Per delimitimin e zonave perkatese te shelfit kontinental dhe zonave te tjera detare qe u perkasin ne baze te se drejtes nderkombetare". "Gjykata Kushtetuese thekson se ne projekt-marreveshjen ne fjale, konstatohen shkelje procedurale dhe substanciale qe bien ne kundershtim me Kushtetuten dhe Konventen e Trete Nderkombetare te OKB-se per te Drejten e Detit te vitit 1982", thuhet ne njoftim.
Rrezimi
Gjykata Kushtetuese pranoi dje zyrtarisht se rrezoi si antikushtetuese marreveshjen per kufijte detare mes Shqiperise dhe Greqise. "Gjykata Kushtetuese thekson se ne projekt-marreveshjen ne fjale, konstatohen shkelje procedurale dhe substanciale qe bien ne kundershtim me Kushtetuten dhe Konventen e Trete Nderkombetare te OKB-se per te Drejten e Detit te vitit 1982", thuhet ne njoftim.
Ligori-PS: "Berisha te kerkoje falje per kufirin"
Deputetja e Partise Socialiste, Shegush Ligori, deklaroi dje se "Sali Berisha duhet t'u kerkoje falje shqiptareve, per poziten e veshtire ku na ka vene te gjitheve, me nje marreveshje e cila nuk ka respektuar as kushtetuten, po as parimet e fqinjesise se mire". Permes nje komunikimi per mediat, ajo tha se "vendimi i Gjykates Kushtetueses flet per nje pushtet te verber, qe per te shtatembedhjeten here kapet nga drejtesia ne shkelje te Kushtetutes dhe per nje kryeminister te marre, qe shtatembedhjete here rresht eshte zene me "presh ne duar" kunder interesave te vendit e kunder cdo parimi demokratik". "Shkelja e vertetuar e Kushtetutes per te shtatembedhjeten here ne kater vjet tregon edhe me cfare njerezish eshte i rrethuar Sali Berisha, dallkauke te paskrupullt qe dine te bejne vetem korrupsion per interesat e familjes qe qeveris Shqiperine", u shpreh Ligori. Nga ana tjeter, deputetja socialiste, Ermonela Felaj, reagoi dje ndaj deklarates se Ilir Metes, duke thene se dallimi "midis tyre dhe Metes eshte se PS, eshte e vetedijshme per interesat e atyre qe perfaqeson, kurse Iliri i Saliut perfaqeson vetem interesin e xhepit te tij".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›