Banka e Shqipërisë: Rritet treguesi i besimit në ekonomi
TIRANË- Rritet besimi i konsumatorëve dhe biznesve te ekonomia e vendit. Vrojtimi që Banka e Shqipërisë ka kryer për tremujorin e tretë të këtij viti ka treguar për një përmirësim të treguesit të ndjesisë ekonomike me 0.6 për qind. Ekspertët e institucionit mbikëqyrës bankar vlerësojnë se kjo ecuri u ndikua nga përmirësimi i besimit në sektorin e shërbimeve, të industrisë dhe në atë të ndërtimit. Ndërkohë që pozitivisht ka ndikuar edhe rritja e besimit të konsumatorëve.
Banka e Shqipërisë konstaton se treguesi i besimit në industri shënoi një përmirësim të lehtë me rreth 1.2 për qind në tremujorin e tretë të vitit, pas përkeqësimit të shënuar në tremujorin e mëparshëm.
Përmirësimi në këtë sektor është shkaktuar nga vlerësimi më pak negativ për situatën e prodhimit industrial. Megjithatë bizneset e kësaj fushe vlerësojnë si faktorë kufizues për aktivitetin e tyre problemet me energjinë elektrike, korrupsionni, ekonominë informale, gjendjen e rendit dhe e sigurisë në vend, si dhe klimën e brendshme politike.
Në sektorin e ndërtimit Banka Qendrore evindenton një përmirësim të treguesit të besimit me 3.5 për qind. Gjithsesi, edhe për këtë degë të ekonomisë, konstaton probleme. Sipas vrojtimit, rënia e optimizmit të bizneseve të ndërtimit është shkaktuar nga ndikimi negativ që shkaktojnë problemet e lidhura me kuadrin ligjor dhe zbatueshmërinë e tij, korrupsionin dhe ekonominë informale.
Bizneset në sektorin e ndërtimit presin zhvillime pozitive në aktivitetin e tyre gjatë tremujorit të katërt të vitit 2011.
Në sektorin e shërbimev, treguesi i besimit u rrit me rreth 3 për qind. Kontributin kryesor në përmirësimin e treguesit e dha vlerësimi mbi situatën financiare, ndërkohë që pozitivisht ka ndikuar edhe vlerësimi pozitiv i bizneseve mbi gjendjen e punësimi. Kuadri ligjor dhe institucional vlerësohet si faktori kryesor pengues i zhvillimit normal të aktivitetit në sektorin e shërbimeve.
Rritje gjatë tremujorit të tretë të këtij viti ka shënuar edhe treguesi i besimit të konsumatorëve. Banka e Shqipërisë vlerëson se në këtë ecuri ka ndikuar mundsia për të kryer blerje në shuma të mëdha.
Gjithashtu, në tremujorin e tretë të vitit 2011, vlerësimi i konsumatorëve për situatën financiare të familjeve dhe situatën e përgjithshme ekonomike në vend rezultoi më pak negativ krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Kostoja mesatare e jetesës në tremujorin e vlerësohet të mos ketë ndryshuar.
Ndërkaq, cmimet pritet të rriten në tremujorin e ardhshëm dhe gjatë 12 muajve në vijim. Banka e Shqipërisë konstaton gjithashtu, se në gjashtëmujorin e ardhshëm, konsumatorët presin rënie të nivelit të papunësisë.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)