E Diel, 1 Nëntor 2026

Hallouni ne Shqiperi festohet ne klabe nate

Në ditën e fundit të tetorit festohet Hallouini.  Është dita e rikthimit të shpirtrave të vdekur, shtrigave me fshesë, maceve të zeza, errësirës dhe çdo gjëje të frikshme.

Por çfarë është në të vërtetë Hallouini-i?

Ekzistojnë versione të ndryshme të traditave të Hallounit, por origjinën e vërtetë e gjejmë në festivalin antik të keltëve të njohur si Samhain. Në Skocinë e vjetër mendohej se ishte pikërisht nata e 31 tetorit, kur nuk kishte më kufi mes botës së të gjallëve dhe të vdekurve. Legjenda thotë se shpirtrat që kishin vdekur gjatë atij viti mblidheshin së bashku për t’u përzier me botën e të gjallëve dhe më pas për të nisur rrugën drejt një bote tjetër.

Hallouini është një festë e re në Shqipëri, e sjellë nga jashtë vitet e fundit. Çdo vit festohet nëper klabet e natës, me veshje të ndryshme, maska apo dekorime në pjesën e fytyrës. Polic, doktor, ushtar, fantazim, borëbardha, hirushja, plaku i vitit të ri, zombi e figura të tjera kanë qenë kostumet

Kurse në botë kjo ditë shndërrohet në një konkurs, ku VIP-at konkurrojnë me kostumet dhe maskat.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›