E Diel, 1 Nëntor 2026

Qafë Thanë, sekuestrohen 10 kg heroinë me destinacion Shqipërinë

QAFE THANË- Sekuestrohen 10 kilogram drogë e llojit heroinë në kufirin e Qafë Thanës.

Lajmi konfirmohet nga burime të policisë kufitare, sipas së cilave droga është kapur në tokën maqedonase.

Mësohet se ka qenë policia maqedonase, e cila pas disa informacioneve të siguruara në rrugë operative ka pritur mbërritjen e automjetit ku është gjetur droga për ta kontrolluar.

Pas kontrollit policia kufitare e shtetit fqinj zbuloi dhe sekuestroi drogën, ndërsa arrestoi dy personat nga Tetova që udhëtonin me mjetin me targa Gostivari.

Sipas policisë kufitare destinacioni i drogës ka qenë Shqipëria, ndërkohë që po hetohet për mundësinë e përfshirjes së personave të tjerë në këtë trafik.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›