E Diel, 1 Nëntor 2026

Lazarat Vesa e Mengjesit sekuestron 147 kg mariuane

Antidroga e Gjirokastrës ka mundur të kapë fijet e trafikut të mariuanës së Lazaratit. Një operacion i koduar “Vesa e Mëngjesit” ka përfunduar me sekuestrimin e 147 kg bimë narkotike, arrestimin e një banori nga Lazarati dhe shpalljen ne kërkim të një personi tjetër.

Policia lokale është njoftuar që e një automjet me disa çanta me lëndë narkotike që drejtohej nga një i ri po dilte nga fshati Lazarat për në drejtim të Sarandës.

Në brendësi të automjetit ishin 4 çanta të mëdha shpine , si dhe dy thasë plasmasi të mbushura me pako me lëndë narkotike. Në çdo çantë kishte nga 30 pako , si dhe në thasë ishin edhe 15 pako, me peshë të ndryshme , rreth 147 kilogramë Mariuanë.

Policia bëri arrestimin e H.M, 17 vjeç, nga Lazarati si dhe u bë shpallja në kërkim e pronarit të lëndës narkotike e shtetasit K.S rreth 26 vjeç po nga Lazarati i Gjirokastrës që është edhe pronari i lëndës narkotike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›