Kolonia nderkombetare e artisteve Ditet e Mios ne Korce

Për të pestin vit radhazi Korça ka mirëpritur koloninë ndërkombëtare të artistëve figurativë, “Ditët e Mios” ,të cilët mbrëmjen e djeshme kanë prezantuar punimet e tyre për publikun në galerinë e arteve të qytetit,ku është ndarë edhe çmimi i këtij aktiviteti. 30 piktorët që u bënë pjesë e kësaj kolonie, kanë hedhur në telajo impresionet e natyrës së zonave turistike të rajonit të Korçës,por edhe rrugicat dhe lagjet karakteristike të këtij qyteti.
Pjesa më e madhe e punimeve ishin në gjininë e peizazhit dhe kompozimit ,ku kanë mbizotëruar prirja e artistëve drejt kolorizmit ,por edhe individualizmit të fortë artistik,ku harmonizoheshin stili klasik me atë modern. Vjeshta me ngjyra mbresëlënëse e Dardhës ,Vithkuqit,apo Voskopojës si dhe ashpërsia dhe madhështia e relievit malor të zonave përrreth Korçës ,të cilat frymëzuan Mion dhjetëra vite më parë, nuk mund të linin indiferentë artistët e tjerë të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit,apo të huajt ,të cilët vinin për herë të parë këtu.
Kreu i bashkisë së Korçës Niko Peleshi,e ka konsideruar koloninë ndërkombëtare të artistëve,një aktivitet tashmë të konsoliduar ,duke garantuar vazhdimësinë e tij edhe në të ardhmen. Bashkia e Korçës u shpreh ai ,do të vazhdojë të mbështesë aktivitete të kësaj natyre,të cilat jo vetëm revokojnë traditën më të mirë të arteve figurative,por krijojnë dhe ura bashkëpunimi dhe komunikimi midis artistëve kudo nëpër botë.
Ndërsa pjesëmarrësit e këtij aktiviteti kanë vlerësuar midis të tjerash,jo vetëm zgjerimin e gjeografisë së artistëve ,por nga ana tjetër edhe prurjet e tyre mjaft cilësore.
Për herë të parë ,në edicionin e këtij viti është ndarë edhe çmimi Mio,i cili ju dha piktorit nga Janina Jorgo Mici.