E Diel, 1 Nëntor 2026

Banka e Shqiperise nxit bankat tregtare te kreditojne ekonomine

TIRANE- Banka e Shqiperise do te stimuloje bankat e nivelit te dyte qe te kreditojne me shume ekonomine nepermjet hartimit te nje rregulloreje te re e cila te mos jete shume e rrepte ne drejtim te mbikeqyrjes se tyre.

Gjate nje takimi te zhvilluar midis Bankes se Shqiperise dhe drejtuesve te bankave te nivelit te dyte u diskutuan ndryshimet rregullative qe do ti propozohen Keshillit Mbikqyres te Bankes Qendrore ne menyre qe sistemit bankar ti krijohen kushtet e duhura per te mbeshtetur me financime ekonomine e vendit.

Ne pergjithesi ndryshimet synojne qe te lehtesojne mbikeqyrjen e rrepte qe Banka e Shqiperise vendosi mbi sistemin bankar pas krizes financiare globale.

Nga te dhenat rezulton se niveli kreditues eshte ngadalesuar ndjeshem. Keshtu gjate nente muajve te pare te ketij viti kredia eshte rritur vetem me 4.6 rritja me e ulet ne 12 vitet e fundit.

e.n/news24/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›