E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane sekuestrohen 10 kg kokaine ne pranga 5 persona

TIRANE- Finalizohet ne Tirane me sekuestrimin e 10 kg kokaine dhe arrestimin e 5 personave operacioni per hetimin e personave te perfshire ne rrjetin e tranportimit te lendeve narkotike nga Hollanda ne Itali dhe me pas ne Portin e Durresit.

Gjate dites se sotme sherbimet e antidroges kane bere ndalimin ne zonen e Misto Mames ne Tirane te nje kontenieri me produkte ushqimore ne te cilin ishin fshehur 10 kg kokaine.

Autoritetet kane sekuestruar kokainen si dhe kane arrestuar drejtuesin e mjetit qe vinte nga qyteti i Durresit. Burimet thone se operacioni eshte koordinuar ne te gjitha hallkat nga vendi i nisjes se lendes narkotike kalimi i saj neper Itali dhe futja ne territorin shqiptar dhe behet fjale per nje transport qe ka qene nen vezhgimin e policise.

Prokuroria e Krimeve te Renda pritet te dale neser paradite ne nje konference per shtyp ndersa mesohet se operacioni vazhdon edhe ne keto momente me kontrollet ne banesat e personave te tjere te implikuar. Nderkohe priten te tjera flete arreste.

e.n/news24/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›