E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banka e Shqiperise ul me 025 per qind normen baze te interesit

Keshilli Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise miratoi sot raportin e politikes monetare. Ne mbledhjen e mesdites Banka e Shqiperise vendosi te ule me 025 per qind normen baze te interesit.

Guvernatori i Bankes Ardian Fullani tha se kjo mase u mor per te nxitur konsumin dhe investimet ne vend. Zoti Fullani deklaroi se ne gjysmen e dyte te vitit po bien trysnite inflacioniste duke filluar qe nga muaji gusht.

Por opozita socialiste e vleresoi si shume te vonuar kete mase te Bankes Qendrore. Deputetja Ermelinda Meksi pohoi se opozita ka dy vjet qe kerkon te ulet norma baze e interesit sepse ka rene kreditimi. Sipas saj shqetesimi me i madh ekonomik eshte rritja e borxhit publik dhe kostoja e borxhit qe po rritet shume.  Sipas zonjes Meksi ulja e sotme e normes baze te interesit nuk pritet te jape efekt sepse eshte e vonuar dhe problemi eshte perkeqesuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›