Haxhinasto pret konsujt shqiptarë nga vendet e BE dhe të rajonit
TIRANË- Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto priti në takim konsujt shqiptarë nga vendet e BE dhe të rajonit.
Haxhinasto u shpreh në takim se një nga prioritetet e dikasterit që drejton mbetet shërbimi cilësor për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë shtetit.
Ai vuri theksin te domosdoshmëria e rritjes së numrit të shërbimeve, të cilat përveç veprimeve të përditshme konsullore, duhet të përfshijnë edhe asistencën ligjore për shqiptarët kudo ku ata jetojnë.
Dhënia e pasaportave biometrike në Ambasadat Shqiptare në Greqi dhe Itali është vlerësuar pozitivisht nga ministri i Jashtëm.
“Ndërkohë që sipas tij po shqyrtohet hapja e konsullatës shqiptare në Kretë. Një tjetër objektiv është hapja e Shtëpive Kulturore për Shqiptarët dhe i mësimit të gjuhës shqipe, fillimisht në vendet ku komuniteti shqiptar është më i përqëndruar për tu shtrire dhe në vendet e tjera”,- thuehet në njoftimin e minsitrisë së Jashtme.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)