Prokuroria: 171 vjet burg për Sonmez, trafikoi organe ne Kosovë
TURQI- Prokurori publik i Turqisë ka kërkuar 171 vjet burg për doktorin turk Jusuf Sonmez, i akuzuar për përfshirje në trafikun e organeve në Kosovë. Ai akuzohet për kryerjen e të paktën 11 operacioneve me qëllim heqjen e organeve në klinikën Medikus në Prishtinë.
Një gjykatë në Stamboll ka paditur Sonmez për trafik të jashtëligjshëm organesh dhe krijimin e një organizate kriminale. Sipas padisë, organet e marra në klinikën Medikus shiteshin me pas në Izrael.
Prokurori ka kërkuar 171 vjet burgim edhe për izraelitin Moshe Harel, i cili shërbente si ndërmjetës për këtë tregti të jashtëligjshme. Klinika mjekësore Medikus në Prishtinë përmendet edhe në raportin mbi tregtine e organeve të senatorit zviceran Dik Marti, i cili akuzon kryeministrin e Kosovës Hashim Thaci dhe ish drejtues të tjerë të UCK-së se kanë qenë të përfshirë në rrëmbimin dhe burgosjen e civileve gjatë luftës së 12 viteve më parë. EULEX ka krijuar një ekip special për të hetuar këto akuza, ndërsa ka paditur edhe mjekun Sonmez, por Turqia nuk i ekstradon shtetasit e saj.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)