Kosove gjendja ne veri e qete por me tensione

Ne Kosove zyrtare te policise thane se kane arrestuar nje pjesetar te komunitetit serb ne veri ne lidhje me incidentin e nje dite me pare kur dhjetera punetore qe po punonin ne kuader te nje projekti te Agjencise amerikane per zhvillim nderkombetar u sulmuan ne veriun e Mitrovices nga nje grup serbesh te maskuar. Incidenti nxiti reagimin e ambasades amerikane ne Prishtine e cila tha se sulmi eshte kryer nga personat te cilet ndjekin agjenden politike te se kaluares.
Incidenti i djeshem pasoi dhunen e se martes ne veri qe la 11 te plagosur 4 pjesetare te forcave paqeruajtese te NATO-s dhe 7 protestues serbe. Forcat e NATO-s thane se dhuna pasoi kundershtimin e protestuesve serbe ndaj perpjekjeve per te menjanuar barrikadat e vendosura ne vendkalimet kufitare ndermjet Kosoves dhe Serbise. Paqeruajtesit thane se u detyruan te perdorin forcen ne vetembrojtje nga sulmet e protestuesve qe hodhen mjete shperthyese ndaj trupave te KFOR-it. Beogradi nderkaq kritikoi pranine nderkombetare per nxitje te dhunes ndersa kerkoi nga Kombet e Bashkuara sqarimin e incidenteve. Zyrtare te KFOR-it thane se ishin grupe dhe individe serbe qe nxiten dhunen e se martes ndersa u zotuan se do te shfrytezojne te gjitha mjetet e percaktuara ne mandatin e tyre per ruajtjen e nje mjedisi te qete dhe te sigurt per te gjithe.
Zhvillimet ne veri bene qe raundi i radhes i bisedimeve ndermjet Kosoves dhe Serbise te ndermjetesuara nga Bashkimi Evropian qe ishte planifikuar te mbahej dje te anulohet per shkak se delegacioni serb kishte kerkuar qe te diskutohej per gjendjen ne veriun e Kosoves kerkese e cila eshte kundershtuar nga Prishtina zyrtare dhe nuk eshte pranuar nga ndermjetesuesit e bisedimeve.
Rruget e veriut vazhdojne te jene te bllokuara nga barrikadat e vendosura nga serbet ne shenje pakenaqesie me pranine e policise dhe doganiereve te Kosoves ne ate zone. Ata kerkojne largimin e tyre nga vendkalimet kufitare kerkese kjo e cila eshte hedhur poshte edhe sot nga qeveria e Kosoves.