E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banka e Shqipërisë ul me 0.5 përqind normën bazë të interesit

TIRANË- Banka e Shqipërisë ka vendosur të ulë me 0.5% normën bazë të interesit, duke e çuar atë në 5.25 %. Lajmin e ka dhënë vetë guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, i cili gjatë një konference për shtyp deklaroi se vendimi për uljen e normës u bë me qëllim lehtësimin e kredidhënies, në mënyrë të tillë që ndikimi të jetë i menjëhershëm.

Sipas Fullanit, Këshilli mbikëqyrës i BSH-së ka arritur në përfundimin se tre mujori i tretë shënoi një pike kthese në rifitimin e besimit të publikut ndaj sistemit bankar shqiptar.

Duke kujtuar se ka pasur shenja pozitive në ekonomi, Fullani ka saktësuar se tendencat në rritje mbeten ende të brishta. Sa i takon ndikimit nga kriza ekonomike, Fullani deklaroi se janë konstatuar rënie të remitancave dhe të eksporteve. Më tej ai i ka bërë thirrje qeverisë të jetë sa më realiste me buxhetin dhe të tregohet e kujdesshme me uljen e borxhit publik. Tjetër këshillë për qeverinë Fullani ka kujtuar edhe kujdesin në mbledhjen e të ardhurave buxhetore dhe të tregohet e matur me shpenzimet.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›