E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banka e Shqipërisë ul normën e interesit

Banka e Shqipërisë ka vendosur të ulë normën bazë të interesit për lekun me 0,5 pikë përqindje duke e bërë kështu më të lirë koston e parasë në treg. Për Guvernatorin Fullani vendimi i Këshillit mbikqyrës përkthehet gjithshasthu si një stimul i ri për zhvillimin ekonomik të vendit, pasi tenton të nxisë huamarrjen nëpërmjet uljes së kostos së financimit.
Guvernatori Fullani u ka kërkuar bankave tregtare që këtë masë ta reflektojnë menjëherë të plotë në interesat e kredidhënies, sidomos për sektorin privat.
Duke analizuar ecurinë e kredisë gjatë këtij viti, Guvernatori i Bankës qendore ka veçuar rritjen e huasë në monedhën vendase, si një masë e drejtë e cila mbron kredimarrësin nga luhatshmëria e kursit të këmbimit.
Duke konstatuar një rritje të normës së bonove të thesarit gjatë gjithë këtij viti, për shkak të kërkesës së qeverisë për hua, Guvernatori është i mendimit për një displinë më të fortë fiskale. Megjithatë Guvernatori Fullani ka vënë në dukje se Shqipëria vijon të regjistrojë rritje pozitive ekonomike, pavarësisht krizës botërore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›