Largohet nga detyra Ahmet Premçi
Largohet nga detyra Drejtori i Përgjithshem i Policisë së Shtetit, Ahmet Premçi dhe në vend të tij është emëruar numri dy i bluve, Hysni Burgaj. Vendimi për largimin e Premçit u dha në mbledhjen e sotme të qeverisë. Mësohet se Premçi është larguar për arsye personale për të zënë postin e këshilltarit të Ministrit të Brendshëm Lulzim Basha. Ahmet Premçi ishte emëruar si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë që prej datës 30 mars 2007 pas largimit të Bajram Ibraj.