Mosha dixhitale, qeveria përshpejton reformën
Kryeministri paralajmëroi një zhvillim të shpejtë të teknologjisë dixhitale në vend. Një zhvillim që do të prekë kryesisht shërbimet më jetike për qytetarët, ku si shembull kryeminsitri solli ndihmën ekonomike, zyrat ku trajtohen çështje të pronësisë apo dhe shërbimi shëndetësor. Duke i mëshuar rëndësisë së kalimit në projektin e shpallur prirotar të qeverisë moshën dixhitale, kryeministri i dha porosi të posaçme ministrave të angazhohen në këtë drejtim. Proces që do të jetë nën monitorimin e minsitrit të Shtetit Genc Pollo.
Gjatë mbledhjes së qeverisë kryeministri Berisha kërkoi gjithashtu të procedohet me shpejtësi me kërkesat e mbetura të pashqyrtuara nga Agjencia e Kthimit dhe Kompesimit të Pronave. Qeveria miratoi dhe planin kombëtar të veprimit që synon të mbështesë komunitetin rom dhe egjiptian në Shqipëri. Ky plan synon garantimin e kushteve sa më të mira të jetesës për këto komunitete si dhe një trajtim social dinjitoz. Nuk ishte rastësi që kryeministri në fund të komunikimit publik me median ju rikthye kryeçështjes së mbledhjes së qeverisë. Kryeministri shfrytëzoi rastin t’i kujtojë medias se në fushën dixhitale, ajo ka shënuar zhvillime të jashtëzakonshme.