E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banka e gjakut në Vlorë, rritet sensibilizimi qytetar

Situata ne banken rajonale të gjakut në Vlore eshte përmiresuar ndjeshmëm. Mjekët pohojnë se solidarizimi i qytetarëve pas aksidentit tragjik të Himarës, duke dhuruar vullnetarisht gjak ka rritur ndjeshëm sasinë e gjakut në bankën rajonale. Mjekja e bankës së gjakut, Majlinda Gjika, thekson se nevoja per gjak aktualisht eshte e mbuluar, por për të mbajtur këtë situatë nën kontroll do të nevojitej një dhurim sistematik. Ajo kërkon qe kjo gjë të kthehet në një traditë, me qëllim që ky institucion të jetë i përgatirur në raste të tilla, sic ishte tragjedia e Himarës.
 

Kjo situatë sipas mjekëve ndihmon spitalin tanimë në sezonin e verës, kur aksidentet automobilisitke janë edhe më të shumta në numër. Megjithatë, banka e gjakut në Vlorë shpesh herë ka ngritur shqetësimin e mungesës së theksuar të gjakut, dhe kjo mangësi vihej re tek furnizimi me gjak për të sëmurët me talasemi.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›