E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma, Mediu kunder Berishes

Fatjona Mejdini
Reagon ashper aleati me i ngushte i PD ne pushtet, ne lidhje me reformen zgjedhore. Kryetari i Partise Republikane, Fatmir Mediu, i beri dje thirrje Kryeministrit Berisha te qendroje larg interesave te ngushta personale, qe mund te demtonin kete reforme te rendesishme per fatet e vendit, tashme ne prag te fteses per ne NATO. Duke marre pjese ne debatin me te nxehte te ketyre diteve, njeriut me i afert i Berishes nga radhet e aleateve te djathte ne qeverisje, nuk ka munguar te shprehet se PD dhe partite tjera nuk mund ta perdorin reformen zgjedhore per qellime personale, te artikuluara keto edhe gjate procesit te zgjedhjes se Presidentit Bamir Topi. "I kam kerkuar dhe i kerkoj Kryeministrit Berisha qe natyrisht te mbaje nje qendrim jashte ketyre interesave te vogla, te cilat u shfaqen dhe gjate zgjedhjes se Presidentit te Republikes", deklaroi Mediu. Duke shtuar se kjo reforme duhet te plotesoje interesat e shqiptareve per zgjedhje te lira dhe te ndershme.
Ne kuadrin e reformes zgjedhore, kreu i PR-se, njekohesisht minister i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, tha se partite e vogla parlamentare do t'i kundervihen cdo marreveshjeje te ngushte mes PD-se dhe PS-se per reformen zgjedhore. "Partite e vogla do te perdorin cdo mjet per t'iu kundervene marreveshjeve te ngushta qe perjashtojne vendimin e partive te tjera parlamentare per sa i takon reformes zgjedhore", deklaroi ministri i Mbrojtjes, ne nje konference per shtyp. Madje, ai nuk ka munguar te kercenoje dy partite e medha, duke lene te kuptohej se ato nuk kishin votat e mjaftueshme per te miratuar ne Kuvend nje marreveshje per reformen zgjedhore, qe do te plotesonte vetem interesat e tyre. Ne keto kushte, sipas tij, eshte e domosdoshme qe dy partite e medha te ulen me aleatet e vegjel.
Mediu u tregua i ashper edhe me individe te vecante brenda dy partive te medha, PD-se dhe PS-se, te cilet ne deklaratat e tyre nuk perfillnin interesat e partive te vogla, ne lidhje me reformen zgjedhore. "Po t'i shikosh njerezit qe pretendojne sot, qofte ne PS, qofte ne PD, ne pjesen e tyre me te madhe nuk e kane ditur ku eshte dera e PS-se apo e PD-se. Dhe as nuk e kane ditur ndoshta se cfare eshte politika deri ne vitet 1996-1997", hedh akuzat ne drejtim te grupeve te caktuara brenda PD, kreu republikan Mediu. Sipas tij, keta individe qe shprehen kunder interesave te partive te vogla politike, duhet ta provojne veten politikisht, duke ngritur nje parti elektorale.
Kunder Rusmalit
Kreu i Partise Republikane, Fatmir Mediu, deklaroi dje se "ambiciet e shqiptareve per integrim nuk mund te mbeten peng i bashkekryetareve te reformes zgjedhore, Ilir Rusmalit dhe Kastriot Islamit". Sipas Mediut, Shqiperia ka te drejte te integrohet ne NATO dhe ne BE dhe nga ana tjeter asnje individ nuk mund te mbaj peng kerkesen e qytetareve per zgjedhje te lira dhe te ndershme.
Kushtetuta
Ministri i Mbrojtjes, Mediu, la te kuptohej dje se dy partite e medha, PS dhe PD, nuk kishin force qe te vendosnin te vetme per sistemin zgjedhor. Keshtu, sipas kreut republikan, reforma elektorale kerkonte qe beheshin ndryshime ne Kushtetute dhe keto ndryshime nuk mund te beheshin pa votat dhe konsensusin e partive te vogla parlamentare, per te cilat PD-PS kane nevoje.
Aleati
Kreu i Partise Republikane, Fatmir Mediu, si aleati me i ngushte i Partise Demokratike ne qeverisje, theksoi se partia qe ai kryesonte perbente per PD-ne nje partner real. Ndonese, sipas tij, ekzistonte interesi per te eliminuar partneret e bezdisshem dhe rivale PR do te vazhdonte te mbetej nje partner i PD-se dhe ndonese kerkon gjera te rendesishme, kjo parti mbetet nje partner real.

Mediu per:
PS e PD
"Po t'i shikosh njerezit qe pretendojne sot, qofte ne PS, qofte ne PD, ne pjesen e tyre me te madhe nuk e kane ditur ku eshte dera e PS-se apo e PD-se. Ata u futen ne struktura nepermjet mbeshtetjes se lidershipit, moren pozicionet drejtuese dhe sot jane bere te medhenj per shkak te mbeshtetjes se lidershipit aktual te partive te tyre dhe jo per shkak te kontributeve te tyre politike"
Marreveshjen
"Ka pas nje marreveshje mes PD dhe PR, qe lista proporcionale e PR-se te jete e perbashket dhe eshte e tille. Ne Grupin parlamentar te republikaneve jane perfshire figura te PD-se. Ne PR jane perfshire edhe perfaqesues te PD-se, ashtu si PR ka dhene mbeshtetje maksimale ne te 100 zonat elektorale ne kandidimin mazhoriatar"
Grupet ne PD
"Mendoj se ka grupet qellimshme te PD-se apo dhe te partive te tjera qe e shikojne reformen zgjedhore thjesht dhe vetem te lidhur me interesin e tyre personal. Kjo do te ishte nje fatkeqesi e madhe. I kam kerkuar dhe i kerkoj Kryeministrit Berisha qe natyrisht te mbaje nje qendrim jashte ketyre interesave te vogla, te cilat u shfaqen dhe gjate zgjedhjes se Presidentit te Republikes"
Riformatimin
"Ne qofte se PR ka kerkuar riformatimin e te djathtes pra riformatimin e nje te djathte unike, mund ta konsideroni si te doni, nje parti, nje union me standarde dhe marredhenie te percaktuara, e ka kerkuar kete jo per interes te sajin personal politik. Ne e kemi kerkuar kete riformatim, sepse mendojne se eshte e rendesishme t'ju ofrojme qytetareve shqiptare nje qeverisje me te plote"
Integrimin ne NATO
"Marredheniet qe kemi krijuar me Senatin amerikan, marredheniet qe kemi krijuar me administraten amerikane, tashme kane nje produkt pozitiv te mirekuptimit dhe te qendrimeve tona te perbashketa, te mbeshtetjes qe ata po i japin Shqiperise ne ftesen per anetaresimin ne NATO. Presim qe ne takimin e marsit te ministrave te Jashtem te vendeve anetare te NATO-s, Shqiperia te marre nje lajm pozitiv"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›