E Diel, 1 Nëntor 2026

Europarlamentari, takim me Topallin, Berishen e Meten

Europarlamentari Elmar Brok garantoi dje Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, se do te mbeshtese procesin integrues se Shqiperise ne strukturat euroatlantike. Gjate vizites se djeshme, te bere me ftese se Kryetares, Brok theksoi se do te nxise ratifikimin e MSA-se mes Shqiperise dhe BE edhe nga vendet e tjera te Bashkimit Evropian. Nga ana e saj, Kryetarja Topalli e njohu eurodeputetin me hapat qe vendi yne ka bere drejt anetaresimit. "Parlamenti po punon seriozisht per dy reforma baze, ne sistemin e drejtesise dhe ate zgjedhore. Ka konsensus mes forcave politike ne hartimin dhe miratimin e ligjeve per reformen ne drejtesi, si dhe strukturat e tjera shteterore per reformen zgjedhore", tha Topalli. Takime me eurodeputetin gjerman kane zhvilluar dje dhe Kryeministri Berisha dhe kryetari i LSI, Meta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›