E Shtunë, 31 Tetor 2026

"PD-PS nuk i kane votat ne Kuvend"

Partite e vogla parlamentare paralajmerojne bllokimin e cdo tentative te dy partive te medha per reformen zgjedhore. Keshtu, Partia Demokracia Sociale dhe Levizja Socialiste per Integrim bejne me dije se jane te vendosura te mos pranojne asnje levizje ne Kuvend te PD dhe PS. "Do te bllokohet cdo tentative e dy partive te medha per te kaluar ligjin ne komisionin per reformen zgjedhore. Partite e vogla firmosen marreveshjen per te shpetuar demokracine. Dy partite e medha nuk kane 94 votat e mjaftueshme per te ndryshuar Kushtetuten", tha kryetari i PDS, Milo. Sekretari i Pergjithshem i Levizjes Socialiste per Integrim, Petrit Vasili, i cili saktesoi se partite e vogla do te marrin te gjitha masat ligjore dhe demokratike per te bllokuar nje veprim shkaterrimtar mbi reformen zgjedhore. "Ne rast se dy partite e medha nuk do te bien dakord dhe nuk do te gjejne gjuhen e perbashket me partite e vogla, atehere reforma do te jete seriozisht e rrezikuar, sepse kjo reforme kerkon detyrimisht dy te treten e votave per te bere ndryshimet perkatese ne Kushtetute", vuri ne dukje Vasili. Sistemi qe propozojne dy partite e medha, sipas tij, do te shkaterronte perfundimisht, jo vetem zgjedhjet, por edhe imazhin e Shqiperise dhe cdo objektiv i saj per integrimin ne NATO dhe BE, do te ishte thellesisht i komprometuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›