E Diel, 1 Nëntor 2026

Banka islamike do të kreditojë biznesin vendas

Investitorët e huaj shprehin interes për të realizuar projekte dhe investime në fusha të ndryshme në Shqipëri. Ky ka qenë dhe motivi i konferecncës së mbajtur sot në Tiranë midis Ilir Zhillës, Kryetarit të Bashkimit të Dhomave të Tregëtisë e Industrisë dhe drejtorit ekzekutiv në Korporatën Islamike për Zhvillim Khalidm AL-Aboodi.
Investitorët priten që të investojnë në sektorët më problematikë sic janë kryesisht energjia apo zhvillimi infrastrukturor. Nga kjo pritet që shumë projekte të të hartuara nga biznese shqiptare të kërkojnë financim apo ekspertizë për t'u zhvilluar.
Për të realizuar këtë projekt pritet që të zhvillohet një tjetër konferencë në 2 nëntor me qëllim forcimin e lidhjeve dhe interesave midis bizneseve. Kjo konferencë do të bashkëorganizohet nga qeveria shqiptare dhe banka islamike "Development Bank IDB" një institucion financiar zhvillimi shumë kombësh.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›