Ulen me 3 lekë çmimet e karburanteve

Gjatë kësaj jave çmimi i naftës ka pësuar një ulje prej 3 lekësh. Kështu një litër naftë në Tiranë ka kushtuar 122 lekë kundrejt 125 lekëve që kushtonte një javë më parë. Pothuajse të njëjtën ulje kanë pësuar edhe nënproduktet e saj. Kjo ka ardhur si rezultat i uljes së naftës në tregun ndërkombëtar gjë që ka dhënë efektet e saj të menjëhershme dhe në vendin tonë. Ulja e çmimit të naftës në tregun ndërkombëtar u shoqërua dhe me një rritje të vlerës së dollarit përballë euros. Shkaku ishte se leku është monedhë e varur nga euro, dhe kjo bëri që dollari të fitoj disa pikë edhe kundrejt lekut shqiptar. Megjithatë pavarësisht uljes së pësuar në krahasim me vendet e huaja çmimi i naftës në Shqipëri mbetet përsëri më i larti.