E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet e parkohshme, sot heshtje zgjedhore në Greqi

Sot në të gjithë Greqinë do të mbahet heshtje zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të 4 Tetorit. Partitë politike kanë mbyllur fushatën elektorale të tyre dhe mitingjet nëpër qytetet e vendit duke pritur rezultatin e nesërm.
Sipas shumë analistëve politikë fjalimi i Karamanlis gjatë mitingut të fundit të fushatës ishte një përpjekje e minutës së fundit për të fituar vota nga shumë grekë të zhgënjyer. Partia e Karamanlis sipas shumë sondazheve del se është rreth 6 pikë pas partisë opozitare të majtë PASOK të Papandreut.
Ndërkohë kampi tjetër janë të përmbajtur, derisa rezultati të vërtetojë epërsinë e tyre, socialistët me seriozitet presin të marrin pushtetin, të vendosur të luftojnë deri në fund korrupsionin, të spastrojnë fushen politike nga mentalitetet dhe praktikat e vjetra dhe të sjellin një frymë të re në radhe të parë me zhvillimin ekonomik të vendit, duke ngjallur besimin dhe shpresën e elektoratit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›