E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teci i Vlorës nis prodhimin e energjisë

Nis prodhimi i energjisë elektrike në Termocentralin e Vlorës. Por më e rëndësishme se kjo është se fakti se energjia e prodhuar është hedhur në rrjet. Kamera e "Ora News" në Vlorë është e para që i është afruar TEC-it pas mësimit të këtij fakti. Gjatë vënies në punë, TEC- prodhon 97 megat vat për orë, por koha e funksionimit është vogël, pasi ai ndodhet ende në fazën eksperimentale. Lajmi për nisjen e prodhimit u dha pak ditë më parë, në studion e lajmeve të "Ora News", nga Drejtori i KESH, Gjergj Bojaxhi.
Sipas llogaritjes se specialistëve, në momentin e funksionimit me kapacitet të plotë TEC-i i Vlorës do të plotësojë 10 % të nevojës së përgjithshme të vendit me energji elektrike, dhe do të shërbejë kryesisht për jugun e vendit. Në TEC-in e Vlorës do të punojnë 50 specialiste.
TEC-i i Vlorës përbën investimin më të madh publik si veper energjetike, pasi prej 27 vitesh nuk është ndërtuar asnjë objekt i ri prodhues i energjisë.
Termocentrali do të punojë me nafte të distiluar me vlere 112 milione dollaresh në një zonë prej 6 hektaresh rreth 6 km ne veri te Vlorës.
Zona ku do të ndertohet është përdorur për shumë vite si një terminal nafte.
Projekti mbështetet nga një kredi e butë prej 25 milione dollarësh nga IDA (Shoqata Ndërkombëtare për Zhvillim) e Bankes Boterore, 37.5 milione dollare nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, 37.5 milionë dollare nga Banka Evropiane e investimeve dhe 12.6 milione dollare nga KESH

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›