E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banka japoneze ul interesat bankare

Tokio - Banka e Japonisë ka njoftuar uljen e interesave të kredisë nga 0.3 në 0.1 për qind. Ky ishte një vendim që pritej, pas njoftimit të Rezervës Federale Amerikane për uljen e interesave në 0.25 për qind.

Sipas BBC, ekonomia japoneze po përballet me uljen e nivelit të eksporteve dhe qeveria e Tokios parashikon që prodhimi i përgjithshëm kombëtar të mos shënoje fare rritje deri në tremujorin e parë të vitit 2010.

Kompani të mëdha si Honda dhe Sony parashikojnë ulje të konsiderueshme të fitimit, ndërsa po shtohet numri i kompanive të vogla e të mesme që falimentojnë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›