Përfundon armëpushimi Hamas-Izrael
Gaza - Ka përfunduar armëpushimi midis Hamasit dhe Izraelit. Hamas, i cili mban nën kontroll qytetin e Gazas, ka njoftuar përfundimin e armëpushimit gjashtëmujor me Izraelin. Vendimi për përfundim të armëpushimit ka ardhur pas pretendimeve të Hamasit se Izraeli nuk u përmbahet premtive dhe kushteve. Grupi akuzon Izraelin se nuk po i përmbahet angazhimit për të hequr bllokadën në Gazë. Izraeli thotë se nuk e ka dhënë ndonjë premtim të tillë. Teksa afrohej afati i përfundimit të armëpushimit, Hamasi dhe Izraeli thanë se do të kundërpërgjigjen nëse sulmohen, por asnjëra palë nuk ka njoftuar për fillimin e ndonjë ofensive.