Kina dërgon anije ushtarake kundër piratëve në Somali
Pekin - Rrëmbimet e anijeve në ujërat somaleze kanë shqetësuar Pekinin zyrtar i cili do të dërgojë atje anije ushtarake për të luftuar piraterinë. Sipas një njoftimi nga Ministria e Jashtme Kineze, bëhet e ditur se "Kina në mënyrë aktive përgatitet për dërgimin e anijeve ushtarake në Gjirin e Adenit me qëllim që t`i mbrojë rrugët detare në këtë zonë".
Ndërkohë, NATO i dërgoi anijet e veta në ujërat e Somalisë nga fundi i tetorit, por kjo nuk i pengoi rrëmbimet e shpeshta, ndaj gjithnjë e më shumë vende janë përfshirë në aksionin. Forcat ndërkombëtare në ujërat e Somalisë dje shpëtuan një anije kineze nga piratët.