E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vijat e Tadicit

Presidenti i Serbisë, Boris Tadic ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të respektojë dinjitetin e Serbisë duke theksuar se vendi i tij nuk është i gatshëm që të kalojë vijat e kuqe kur bëhet fjalë për Kosovën.

Tadic ka thënë se Beogradi respekton parimet e OKB-së dhe se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Presidenti i Serbisë po ashtu ka theksuar se takimet ndërkombëtare apo rajonale nuk mund të përdoren si mundësi për të pranuar as drejtpërdrejt, as në mënyrë të tërthortë shtetet që siç ka thënë ai nuk ekzistojnë.

Duke folur rreth takimit të ardhshëm të BE-së për Ballkanin, që do të mbahet në Sarajevë, Tadic ka thënë se Serbia ishte e gatshme të gjejë zgjidhje praktike për pjesëmarrjen e të gjithë atyre që janë të përfshirë në procesin e vendimmarrjes në rajon, në mënyrë që të zgjidhen problemet dhe “të gjithë të ecin drejt anëtarësimit në BE”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›