E Diel, 1 Nëntor 2026

Bankat Italiane nuk i tremben një daljeje të Greqisë nga zona Euro

MILANO- Banka italiane nuk i trembet influencimit të një daljeje të mundhshme të Greqisë nga monedha unike sepse ata janë shumë pak të ekspozuar, por Athina duhet të qëndrojë në zonën euro, deklaroi sot presidenti i shoqatës së bankave italiane (ABI).

"Greqia është një problem shumë serioz, ajo duhet të qëndrojë në euro dhe ne duhet të jemi të gjithë dakord (...) Dalja nga euro duhet të shmanget sepse kjo do të vinte në pikëpyetje kuptimin e komunitetit, është një çështje më shumë politike sesa ekonomike'', nënvizoi Giuseppe Mussari për Rai Radio 1.

"Bankat italiane janë pak të ekspozuara në Greqi dhe ne nuk i trembemi daljes së Greqisë nga euro për efektet që ajo mund të ketë në bankat italiane'', këmbënguli ai.
Pavarësisht marrëveshjes mes partive për formimin e një qeverie pas zgjedhjeve të 6 majit, një qeveri e përkohshme u emërua sot në Greqi dhe do të ketë si detyrë përgatitjen e zgjedhjeve të reja të 17 qershorit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›