E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukës, kapet 17-vjeçari që grabiti tre turistët çekë

Policia e shtetit ka arrestuar sot autorin e grabitjes së 3 shtetasve çekë pak kohë më parë në Ujmisht të Kukësit. Sipas informacioeve të marra nga uniformat blu të komisariatit të Kukësit, autori i kësaj ngjarje e cila alarmoi edhe ambasadën çeke në vendin tonë është 17 vjecari Përparim Mici lindur e banues në fshatin Ujmisht, pikërisht aty ku ndodhi dhe ngjarja e rëndë.

Të njëjtat burime kanë shtuar se të riut i janë gjetur dhe sekuestruar të gjitha materialet që ai iu kishte marrë turistëve përmes përdorimit të dhunës. Veç kësaj, tashmë i riu ka pranuar edhe autorësinë e kësaj ngjarje duke treguar përpara ekspertëve të kriminalistikës edhe detajet e veprimit të ndërmarë nga ana e tij vetëm pak ditë më parë ku pre e grabitjes kanë qënë tre turistë cekë, të cilët kanë qënë duke fjetur në automjetin e tyre, kur 17 vjeçari ka ndërhyrë për ti grabitur.
 

Sipas policisë 17-vjeçari i kishte fshehur materialet e vjedhura brënda televizorit të shtëpisë nga ku ekspertët nuk kishin dyshuar për asnjë cast se sendet e vjedhura mund të ishin fshehur pikërisht aty, pasi kishin kontrolluar me imtësi të gjithë banesën ku jeton i riu me familjen e tij. Ndërkohë materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar prokurorisë për veprën penale të “Grabitjes me dhunë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›