Luftë tatuazheve, punonjësit kërcënohen me pushim nga puna
TOKIO – Autoritetet e qytetit Osaka në Japoni i kanë shpallur luftë tatuazheve, duke kërcënuar nëpunësit me pushim nga puna. Kryetari i Bashkisë, Toru Hashimoto, i njohur për prirjet e tij populiste dhe nacionaliste, tha se punonjësit që duan të kenë tatuazhe mund të punojnë tek privatët, por jo në institucione shtetërore.
Aktualisht në Bashkinë e Osakas punojnë rreth 110 persona me të paktën një tatuazh në trup, ndërsa 98 prej tyre i kanë vizatimet në vende shumë të dukshme të trupit. Për momentin, Hashimoto u ka dhënë punonjësve të tij instruksione të qarta rreth mënyrës se si duhet të vishen, për të mbuluar tatuazhet.
Iniciativa e Bashkisë së Osakas u frymëzua nga polemikat e lindura së fundi, pasi një punonjës i Bashkisë u tregoi tatuazhet disa fëmijëve, gjatë një aktiviteti në një qendër sociale.
Në Japoni nuk ekziston asnjë ligj që ndalon tatuazhet, por historikisht ka ekzistuar bindja se personat që kanë tatuazhe janë të lidhur me mafian.
(er.nu/BalkanWeb)