Richard Eames: Privatizimet do sjellin ortek investimesh
Ka një mundësi shumë të madhe për të thithur investime të shumta të kompanive më prestigjioze në botë dhe kjo do të arrihet nga privatizimet e mëdha që kanë nisur dhe do të vazhdojnë në vendin tonë. Richard Eames, analist i lartë i “Economist Intelligence”, pjesëmarrës në konferencën e tretë të “The Economist” në Shqipëri, e sheh me optimizëm shtimin e investimeve direkte në vendin tonë. Madje, ai shpenguar thotë se do të ketë një ortek të ardhjes së kompanive të huaja në Shqipëri, të cilat do të rrisin ndjeshëm investimet e huaja. Në një intervistë dhënë për “standard”, Eames vë re pas një viti ndryshimet që janë bërë në përmirësimin e klimës së biznesit, por nuk lë mënjanë edhe çështjet që pengojnë disi investitorët për të invaduar në vendin tonë. Ai thekson se pasiguria e pronësisë së tokës mbetet një ndër çështjet kryesore që preokupon dhe frenon investimet e huaja. Ai tha se bizneset e huaja i kërkojnë qeverisë të bëjë një regjistrim të plotë të tokës, pasi kjo do t’i çelte rrugën investimeve të huaja. Sipas tij, mbeten ende disa pengesa të tjera të vazhdueshme për bizneset, siç janë mungesa e infrastrukturës dhe disa burokraci të administratës. Ndërsa si lajm të mirë, ai përmend faktin se Shqipëria nuk do të ndikohet negativisht nga kriza globale. Sipas tij, sistemi bankar shqiptar është i sigurt dhe solid dhe ky është një lajm i mirë.
Richard Eames është përgjegjës për raportet e “Economist Intelligence Unit” në Shqipëri. Eames u diplomua në Universitetin e Oksfordit në filozofi, politikë dhe ekonomi, e më pas mori diplomë “Master” në gazetari nga Universiteti Missouri, SHBA. Në vitet 1996-‘99 ai punoi në Budapest, Hungari, fillimisht si gazetar biznesi dhe më pas si gazetar kryesor dhe redaktor i një udhërrëfyesi vjetor të shkëmbimit valutor dhe kompanive që tregtojnë publikisht në Evropën Qendrore dhe Lindore. Më pas ai u vendos në Bejrut, Liban, ku u bë redaktor biznesi i një gazete të përditshme në gjuhën angleze. Ai u kthye në UK në vitin 2001, duke hyrë në “Economist Intelligence Unit” si redaktor i “Business Eastern Europe”, një “newsletter” javore që i adresohet kompanive që operojnë në këtë rajon. Qysh prej vitit 2003, ai është pjesë e ekipit të analistëve të EIU, duke mbuluar rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore. Ai është aktualisht me qëndrim në Vjenë.
Vijmë pas një vi i në konferencën “The Economist” dhe ju i keni ndjekur vit pas viti. Çfarë ndryshmet pozitive vini re në zhvillimin ekonomik?
-E vetmja gjë që e ndryshon nga viti i kaluar është piktura botore, e cila është shumë më negative. Por ajo çka është pozitive për ekonominë e Shqipërisë është se ne besojmë se Shqipëria nuk do të ndikohet shumë negativisht nga kjo krizë botërore. Kështu që ne besojmë se ekonomia këtë vit do të vazhdojë të rritet në 6 për qind dhe vitin që vjen do të jetë diçka më e ngadaltë maksimalisht, deri në 5 për qindi, por në çdo pikëpamje mbetet shumë e mirë.
Është i treti vit që organizohet konferenca qeveri-biznes e “The Economist”. Cilat janë problemet që ju i vini re në Shqipëri edhe pas një viti?
-Në termat e të bërit biznes kemi një lloj vazhdimësie të problemeve që kemi nënvizuar dhe më herët. P.sh., mund të përmendim infrastrukturën, e cila mbetet ende e pazhvilluar, edhe pse po shohim disa projekte për të ndërtuar rrugë që mund të ndihmojnë. Po ashtu, edhe pasiguria për pronën, e kujt është toka. Kjo është një prej paqartësive.
Ju thatë se rritja ekonomike këtë vit mund të shkojë në 6 % dhe vitin që vjen 5%. Cilët janë faktorët që do të zbresë rritja ekonomike?
-Ka disa arsye. Së pari mund të themi aftësia e bankave për të dhënë kredi, sigurisht që pritet të rritet, por ndoshta nuk do të rritet me atë shpejtësi që do të kërkojë ekonomia shqiptare. Së dyti, është çështja e të ardhurave të emigrantëve, duke qenë se ne shohim një ngadalësim apo bllokim të rritjes ekonomike në vendet evropiane. Kjo do të reflektohet, pasi emigrantët që punojnë në vendet evropiane do të ulin dërgesat.
Përmendët faktin se moszgjidhja e pronësisë së tokës mbetet një problem për Shqipërinë, ndërkohë që edhe investitorët e huaj e kanë bërë prezent këtë shqetësim pranë autoriteteve qeveritare. Çfarë do t’i rekomandohet qeverisë nga kjo konferencë për të zgjidhur këtë çështje?
-Sigurisht bizneset do ta ftojnë Shqipërinë që të ketë një regjistrim të plotë të pronësisë sa më parë të realizuar. Sigurisht, ky nuk është thjesht një problem i Shqipërisë, nëse shohim edhe vende të tjerë të Ballkanit, por është një problem që duhet zgjidhur sa më parë.
Kriza globale mbetet një shqetësim për gjithë ekonomitë e vendeve. Ju sapo thatë që Shqipëria nuk do të preket direkt nga kjo krizë, por gjithsesi për të pasur një sistem bankar financiar solid, çfarë rekomandon?
-Në lidhje me bankat kryesore në Shqipëri ne nuk është se kemi parë probleme me to dhe ky është lajm i mirë. I takon Bankës Qendrore që të kontrollojë nga afër bankat e nivelit të dytë dhe t’i rregullojë këto marrëdhënie. Siç dëgjuam nga drejtuesit e “Raiffeisen Bank” në konferencë, ata do të preferojnë shumicën e kredive të tyre, ato do t’i japin në lekë duke qenë se shumica e njerëzve dhe të ardhurat i marrin në monedhën vendase.
Sa të ndryshuar e sheh Shqipërinë dhe sa atraktive është bërë ajo për të thithur investimet e huaja?
-Shpejtësia e privatizimit është faktori kyç për thithjen e investimeve të huaja direkte në këtë vend. Mund të kemi edhe efektin e ortekut, me rritjen e kompanive të huaja që shohin drejt Shqipërisë, atëherë kjo do të prodhojë rritjet e interesit ndaj vendit dhe hyrjeve të investimeve. Po ashtu, i gjithë kuadri i masave për të lehtësuar mundësitë e bërjes së biznesit në Shqipëri, që përfshin infrastrukturë më të mirë, më pak korrupsion, më pak burokraci dhe lehtësira të tjera të procesit.
Sa interesante iu duket që në këtë proces të privatizimeve të mëdha të marrin pjesë edhe kompanitë shqiptare?
-Për sa i përket privatizimit dhe përfshirjen e kompanive shqiptare në to, besoj se nuk është dimensioni më i saktë i çështjes. Për privatizimet e mëdha, unë mendoj se kompanitë e mëdha do të jenë ato që realizojnë edhe blerjen e këtyre kompanive. Tani e pamë me privatizimin e naftës, ARMO apo me Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes që is