Investitorët insistojnë: Regjistroni tokën
Rritja ekonomike e Shqipërisë për vitin 2008 do të realizohet në 6 për qind, parametra këto të parashikuara në objektivat e qeverisë. Por vitin që vjen rritja ekonomike do të zbresë duke shkuar deri në 5 për qind. Një fakt i tillë është parashikuar nga analistët me të mirë të biznesit, të cilët e shprehën opinionin e tyre në konferencës ekonomike me temë “Tryeza e tretë e rrumbullakët me qeverinë e Shqipërisë. Për investime të frytshme”, e organizuar në Tiranë nga grupi prestigjioz "The Economist". Një fakt të tillë e ka pranuar edhe vetë kreu i qeverisë, Sali Berisha, i cili pranoi se Shqipëria ndonëse nuk është prekur ende nga kriza globale, ajo do të ndjejë efektet negative nëse vendet fqinje do të kenë ngadalësim të rritjes ekonomike. “Jo vetëm tek të ardhurat e emigrantëve, por edhe tek investimet, ndihen efektet e rritjes ekonomike të vendeve fqinje. Por ne nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të vazhdojmë punën tonë për krijimin e lehtësive për investitorët, pavarësisht asaj çfarë po ndodh në tregjet financiare ndërkombëtare. Sistemi bankar shqiptar funksionon normalisht”, - tha Kryeministri Berisha. Investitorët e huaj kanë kërkuar informacion lidhur me procesin e regjistrimit të pronave, një problem që sipas tyre, pengon aktivitetin privat. Ai bëri një rezyme të treguesve vendas, si ato ekonomike dhe për situatën financiare dhe sistemin financiar, ku theksoi se deri tani Shqipëria është e qetë. “Pavarësisht nga ajo që ka ndodhur në metropolet kryesore financiare, Ballkani dhe Shqipëria ende janë të qetë për sa i përket sistemit bankar. Shqipëria ka një performancë shumë të mirë. Likuiditeti është shumë i mirë dhe nuk ka ndonjë impakt mbi njerëzit, të cilët kanë besim. Depozitat e kursimeve po rriten dhe kjo për shkak se sistemi bankar në Shqipëri ka funksionuar në mënyrë normale dhe korrekte. Ky sistem nuk u prek nga virusi i lakmisë dhe kjo është një arsye e rëndësishme që kjo konferencë zhvillohet në Shqipëri”, - tha Berisha. Më pas, ai u tregoi bizneseve të huaja se sa atraktive është Shqipëria për të investuar, duke theksuar se ndonëse vend i vogël, Shqipëria është një vend me potenciale të mëdha për t’u shfrytëzuar. “Shqipëria është një vend i bukur, i mrekullueshëm, me male madhështore. Shqipëria është një vend i pasur me burime hidrike dhe ka potenciale për ndërtimin e 400 hidrocentraleve. Shqipëria është një vend i rëndësishëm për depozitat e kromit, por ka gjithashtu dhe hekur”, - tha Kryeministri. Ai kujtoi se një vit më parë u inauguruar në Shkodër investimi i kompanisë italiane “Cottonela” dhe Presidenti i kësaj kompanie më tha se në rast se ne do të zbatoni këtë politikë fiskale, atëherë ky vend do të shndërrohet në parajsë. “Unë këtë e zbatova dhe Shqipëria është shndërruar në parajsë, madje diçka më shumë, sepse parajsa është hyjnore. Por, ka ende shumë punë për të bërë. Ne nuk do të kursejmë përpjekjet për t’ju krijuar një jetë shumë të mirë”, - ka nënvizuar Kryeministri. Ai ka vënë theksin se kontributi kryesor i qeverisë është të luftojë korrupsionin. Kjo është shumë më e rëndësishme sesa çështje të tjera. “Ne do të bëjmë çdo gjë në këtë aspekt. Çështja kryesore është lufta kundër korrupsionit. Ne kemi hyrë në një proces privatizimi, i cili ka qenë shumë i suksesshëm. Ne kemi privatizuar “Albtelekom”-in, OSSH dhe ARMO-n”, - tha shefi i ekzekutivit. Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha bëri një ekspoze të zhvillimeve ekonomike në Shqipëri dhe të reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare në kuadër të krijimit të një klime sa më të favorshme për biznesin. “Ekonomia shqiptare është dinamike dhe shumë entuziaste. Rritja ekonomike gjatë këtij 6-mujori ka qenë dy shifrore, me 11 për qind. Eksportet, prodhimet “Made in Albania”, janë rritur me 32 për qind. Numri i turistëve këtë vit ka arritur në 2 milionë, ndërkohë që në vitin 2004 numri i turistëve ishte 200 mijë. Inflacioni është mbajtur në nivelin 2.7 për qind. Ka një rritje të madhe të investimeve të huaja në vendin tim”, - u shpreh Kryeministri, ndërsa shtoi se “qeveria ime është e vendosur që të bëjë të vetat praktikat më të mira lidhur me klimën e biznesit”. Në vijim, Kryeministri Berisha dhe të pranishmit në këtë konferencë diskutuan për çështje të ndryshme lidhur me zhvillimin e ekonomisë në Shqipëri, si dhe për fushat ku investitorët janë të interesuar të zhvillojnë biznesin e tyre.
Drejtori Ekzekutiv i “Raiffeisen Bank” për Shqipërinë, z. Oliver Whittle, vlerësoi se ekonomia shqiptare ka ecur dhe është pozicionuar shumë mirë brenda një kohe të shkurtër. Zoti Whittle u shpreh gjithashtu se niveli i ulët i inflacionit është inkurajues për sektorin privat në Shqipëri. “Ne jemi një vend që vuajti nga një sistem mashtrues të piramidave. Në atë kohë unë isha President i vendit dhe ne kishim një vakum total mjetesh për t’i bllokuar ato. Unë pashë me kujdes nëse ndonjë agjenci publike ishte e përfshirë në këto skema, ashtu siç ka ndodhur në disa vende të botës, por ky nuk ishte rasti i Shqipërisë. Vendi përjetoi një eksperiencë shumë të hidhur. Ishte jonjerëzore dhe për këtë rast kërkoj falje. Por në rastin e krizës financiare aktuale, unë kam besim se komuniteti ndërkombëtar do të vazhdojë drejt zgjidhjes”, - tha Kryeministri Berisha.
Pyetjet që kërkuan përgjigje në konferencë
Çështjet për debat në tryezën e tretë të rrumbullakët të biznesit me qeverinë e Shqipërisë ishin disa dhe të gjitha me rëndësinë e duhur për sektorin përkatës.
Një ndër temat e debatit ishte: A mundet ekonomia e Shqipërisë të vazhdojë rritjen e shpejtë pavarësisht krizës financiare globale? Nga konferenca rezultoi se Shqipëria do të ketë të njëjtën tendencë për rritje ekonomike, ndonëse ajo vitin që vjen pritet të ketë një ulje të lehtë. Por gjithsesi nga të pranishmit rezultoi se kriza globale nuk do ketë ndonjë efekt të madh negativ, për veç faktit që pritet që dërgesat e emigrantëve të ulen për shkak të ndikimit të krizës në vendet ku ata punojnë dhe jetojnë. Teme tjetër debati ishte: Çfarë masash mund të marrë qeveria për të përthithur investime më të mëdha? Në këtë pikë u referua për lehtësitë që ka krijuar qeveria për të thithur investimet e huaja, por përsëri bizneset pjesëmarrëse ngritën si shqetësim pronësinë mbi tokën, si pengesë që frenon investitorët. Po kështu u diskutua dhe debatua mbi temën: Kur do të arrijnë të rinovohen siç duhet rrjetet e transportit dhe të energjisë?
Nga ministritë përkatëse u referua për projektet konkrete, që ka Shqipëria për zgjerimin dhe rigjenerimin e rrjeti të energjisë, i cili do të krijojë më shumë lehtësi për tranzitimin e energjisë elektrike, si dhe për koncesionet e HEC-ve vendore, të cilat do të japin një kontribut në shtimin e prodhimit të energjisë në vend. Debat pati dhe për çështje të tilla si “A mundet sistemi i arsimit të përmbushë hendekun e dijeve në vend dhe cilat janë shanset për investime duke përfshirë sektorin financiar në rritje të shpejtë?”.
Koncesione për aeroportet në Vlorë dhe Sarandë
Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje gjatë konferencës së “The Economist” se qeveria shqiptare po negocion me kompaninë “Hochtief” për heqjen e ekskluzivitetit të fluturimeve ndërkombëtare. Sipas kreut të qeverisë, ne jemi të gatshëm t'i ofrojmë kësaj kompanie menaxhimin e projekteve të aeroportit të Vlorës dhe Sarandës. Sipas marrëveshjes së koncesionit nënshkruar më 15 tetor 2004, “Tirana International Airport” (TIA) ka të drejtë të drejtojë, operojë dhe të zhvillojë Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” për një periudhë njëzetvjeçare. Koncesioni filloi të zbatohet më 23 prill 2005. Gjatë kësaj periudhe të gjitha fluturimet ndërkombëtare, sipas marrëveshjes prej dhe drejt Shqipërisë, do të realizohen nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës. Kreu i qeverisë tha se palët kanë rënë dakord që të marrin një kompani të huaj, që do të vlerësojë dëmet e heqjes së kësaj të drejte, të cilat do të kompensohen nga qeveria shqiptare. Berisha deklaroi se heqja e ekskluzivitetit të aeroportit “Nënë Tereza” do të mundësojë ndërtimin e dy aeroporteve në Vlorë dhe Sarandë.