E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autoriteti i Konkurrencës miraton shitblerjen e 85 % të aksioneve të ARMO-s

Komisioni i Konkurrencës miratoi dje autorizimin e përqendrimit të realizuar nëpërmjet shitblerjes 85 % të aksioneve të ARMO sh.a., te shoqëria e përbashkët ANIKA MERCURIA REFINERY ASSOCIATED OIL Sh.a. (AMRA OIL, sh.a. Kontrata e shitjes së 85 % të aksioneve të ARMO sh.a. ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE) dhe blerësit “AMRA OIL”, sh.a. është miratuar nga Kuvendi me ligjin nr. 9993, datë 18 shtator 2008. Ky ligj është dekretuar edhe nga Presidenti i Republikës me dekretin nr. 5901, datë 01 tetor 2008. Transaksioni i njoftuar paraqitet si përftim kontrolli i drejtpërdrejtë, ku shoqëria ARMO sh.a. do kontrollohet nga aksioneri mazhoritar AMRA sh.a, zotërues i 85% të kapitalit aksionar me të drejtë vote dhe aksioneri METE do të jetë zotërues i 15% të aksioneve. ARMO sh.a. është aktualisht e vetmja ndërmarrje në treg për përpunimin e naftës dhe produktet solar, mazut, koks, bitum i lëngshëm, hollues dhe virxhinia, të cilat nuk tregtohen nga shoqëritë e tjera që veprojnë në tregun me shumicë dhe/ose pakicë të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre. Për këtë arsye, sjellja e kësaj ndërmarrjeje do të jetë nën monitorim të vazhdueshëm nga ana e Autoritetit të Konkurrencës për shkak të monopolit (pozitës dominuese) që zotëron në tregjet përkatëse të këtyre produkteve. Gjithashtu, Komisioni i Konkurrencës vendosi t’i kërkojë palëve pjesëmarrëse në transaksion që në rast të ndryshimit të titullit të pronësisë mbi aksionet e AMRA-s midis aksionerëve dhe/ose palëve të treta, t’i drejtohen Autoritetit të Konkurrencës për një vlerësim përpara realizimit të transaksionit.

Ish-Policia Elektrike, si strukturë pranë KESH-it

Koorporata Elektronergjetike Shqiptare njoftoi dje se në vijim të VKM-së për shkrirjen e Shërbimit të Kontrollit të Energjisë Elektrike (Ish-Policia Elektrike), kjo e fundit do të funksionojë si strukturë pranë KESH sh.a., që do të ketë si objekt të aktivitetit të saj arkëtimet e detyrimeve dhe gjobave të prapambetura, si dhe ndjekjen e proceseve gjyqësore. SHKEE nisi funksionimin në shtator të vitit 2000 për kontrollin e zbatimit të ligjit, kontratave dhe rregulloreve në furnizimin me energji elektrike dhe vendimi për shkrirjen e këtij enti u mor në prag të privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›