Bankat, biznesi kërkon masa për Greqinë
12/04/2010 Buxhuku: Bankat në vendin tonë janë të mbrojtura nga kriza. Kujdes me transaksionet
Konfindustria paketë propozimesh për mosprekjen e ekonomisë nga kriza e Greqisë
Kriza ekonomike greke mund të ketë pasoja në ekonominë shqiptare nëse nuk merren masat e duhura. Për ti paraprirë situatës së rënduar, duke pasur parasysh se një pjesë e konsiderueshme e bankave që operojnë në vendin tonë kanë “mëmat”e tyre në Greqi, Konfindustria propozon dy nisma për të minimizuar efektin e problemeve në bankat greke. Në kuadër të kësaj pakete propozimesh, Administratori i Përgjithshëm i Konfindustria, Gjergj Buxhuku, deklaroi dje se emigrantët duhet të depozitojnë paratë e tyre në banka shqiptare dhe se institucionet duhet të mos lejojnë kalimin e transaksioneve nga bankat tona drejt Greqisë. “Duke marr shkak nga lajmet e fundit shqetësuese për shenjat e para të tronditjes së sistemit bankar në Greqi si pasojë e tërheqjeve masive të depozitave nga qytetarët dhe biznesi, kërkohet sensibilizimi i emigrantëve shqiptare, që të vlerësojnë sa më shpejt mundësinë e zhvendosjes së kapitaleve të tyre nga sistemi grek për në sistemin bankar shqiptar, që ndodhet në gjendje mjaft më të mirë financiare”, u shpreh Buxhuku në emër të Konfindustrias. Në këtë linjë ai ka sqaruar, se pavarësisht se një pjesë e sistemit bankar shqiptar është në pronësi të bankave “mëmë” në Greqi, ligjet në fuqi në Shqipëri lejojnë kalimin jashtë vendit vetëm të dividendit të krijuar. “Kjo do të thotë se sistemi bankar shqiptar përfshi edhe bankat me kapital grek është krejtësisht i mbrojtur nga goditjet nga jashtë si dhe nga gjendja e vështirë e sistemit bankar grek”, vazhdoi Buxhuku. Ai shtoi gjithashtu se emigrantët shqiptare kanë të gjitha mundësitë, që kapitalet dhe njohuritë e përfituara ti përdorin me efektivitet në atdheun e tyre ku nevojat janë të mëdha. “Vetëm deficiti tregtar i Shqipërisë në sektorin bujqësor dhe agroushqimor, ku një pjesë mjaft e madhe e emigrantëve shqiptare punojnë në Greqi, është mbi 500 milionë euro në vit, duke krijuar kushte mjaft të mira për investime”, theksoi ai. Nga ana tjetër Administratori i Përgjithshëm i Konfindustria ka bërë apel për institucionet e vendit për të frenuar daljen jashtë vendit të parave shqiptare që kanë në administrim bankat greke. “Gjithashtu, duke marr shkak nga përballja e mundshme e ekonomisë së Shqipërisë me pasojat e krizës së rëndë ekonomike dhe financiare në Greqi, i kërkon institucioneve shtetërore të ndalin sa më shpejt dhe me çdo kusht daljen e paligjshme jashtë vendit të kapitaleve financiare shqiptare”, përfundoi Buxhuku. Ndërkohë, i është kërkuar edhe Bankës së Shqipërisë që të marrë masa që bankat greke në Shqipëri të kalojnë në vendin fqinj vetëm dividendin dhe jo fonde të tjera, të cilat mund të kalojnë në mënyrë informale për të plotësuar nevojat që kanë bankat “mëmë” të përfshira nga kriza në Greqi.
Rritja ekonomike
Ashtu siç pritej, pasojat e krizës ekonomike në Greqi po ndjehen edhe në vendet e eurozonës. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, rritja ekonomike për vendet e eurozonës do të jetë më e ulët nga sa ishte parashikuar në këtë fillimit. Rritja ekonomike brenda 2010-ës për 16 shtetet e Bashkimit Evropian nuk do të jetë më shumë se 0.8 për qind, ndërsa parashikohet që për vitin 2011 rritja do të jetë 1.5 për qind.
Borxhi i jashtëm
Aktualisht, Greqia ka një borxh të jashtëm të barabartë me 120 për qind të Prodhimit të saj të Përgjithshëm Kombëtar, më i larti ndër të gjithë vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Megjithatë, vendi fqinjë po merr masa për ta ulur borxhin, por kjo nuk do të jetë e lehtë. Ndërkohë edhe vende të tjera të Bashkimit Evropian përballen me probleme të ngjashme, ndonëse jo aq të mprehta sa Greqia.
Deficiti buxhetor
Greqia po zbaton një plan shkurtimesh për të ulur deficitin buxhetor dhe po përpiqet të gjejë fonde për të paguar këstet e kredive që kapin 70 miliardë dollarë. Ekspertë të Fondit Monetar Ndërkombëtar ndodhen në Greqi, ku po këshillojnë zyrtarët e financave se si të vënë në zbatim disa nga reformat e vështira. Ndërsa vendi po kalon një moment tepër të vështirë, kriza ka ndikuar edhe në renditjen e bankave greke në tregjet financiare.
Bashkimi Evropian, 45 miliardë euro kredi Greqisë
Arrin në 45 miliardë euro borxhi që vendet e Bashkimit Evropian do ti japin Greqisë për të ndihmuar në kapërcimin e krizës financiare. Pas mbylljes së videokonferencës që zhvilluan dje ministrat e Financave të vendeve anëtare të zonës së euros u miratua plani i ndihmës për Greqinë në rast emergjence. Bëhet fjalë për një kredi afatgjatë në vlerë 45 miliardë eurosh, të cilat do ti sigurojnë Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, me një interes prej 5,1 për qind. Nga ana e tyre, një grup ekspertësh, i përbërë nga sekretarët e shtetit për financat dhe përfaqësuesit e bankave qendrore ranë dakord për normën e interesit dhe volumin e kredive. Prej tyre, këto janë cilësuar si kushte shumë më të mira se ato që i ofrohen Greqisë, me një borxh prej 300 miliardë eurosh në tregjet financiare. Vendimi në fjalë erdhi vetëm pas konsultimit që bënë dy ditë më parë grupi i vendeve që përfshihen në eurozonë, për zbatimin një plan-ndihme në miliarda euro, të cilat u akorduan nga Bashkimi Evropian për Greqinë. Aktualisht gjithë vëmendja e vendeve të eurozonës është përqendruar në dhënien e ndihmës për kapërcimin e gjendjes së rënduar ekonomike që ka mbërthyer Greqinë.
Ndihma ndaj Greqisë, rriten bursat evropiane
Bursat evropiane janë mbyllur në rritje ditën e djeshme, me shpresat se një zgjidhje për problemin e borxhit të Greqisë është shumë pranë. Kjo është java e 6 me radhë që bursat evropiane e mbyllin me fitime, ndërsa sektori bankar ka qenë performuesi më i mirë. Indeksi Paneuropian FTSEurofirst 300, i aksioneve kryesore evropiane u mbyll në rritje me 1.3% mbi kufirin e 1100 pikëve. Ky indeks ka fituar 71% të vlerës që prej nivelit më të ulët historik të 9 marsit 2009. Bankat realizuan dhe performancën më të mirë në ditën e fundit të punës për këtë javë, pas dy ditësh humbje të konsiderueshme. HSBC, Banco Santander, UBS dhe Credit Suisse u rritën nga 2.2 deri në 4.3%. Analistët shprehen se tregjet në mbarë globin, gjatë kësaj periudhe po tregohesh shumë të ndjeshëm për sa i përket çështjes së Greqisë. Edhe bankat greke janë shfaqur mjaft mirë dje. Indeksi që mat sektorin bankar në Greqi FTAT, u mbyll në rritje me 7.1%. Edhe investitorët në Wall Street kanë gjetur si arsye pozitive zgjidhjen e mundshme të problemit të Greqisë.
Kriza, bankat greke kërkojnë 15 miliardë euro
Për shkak të prekej nga kriza financiare që ka mbërthyer të gjithë vendin, 4 bankat më të mëdha të Greqisë kanë kërkuar ndërhyrjen urgjente të shtetit për të siguruar rreth 15 miliardë euro si garanci për vazhdimësinë e tyre. Kjo kërkesë vjen pasi vetëm gjatë këtyre muajve të fundit qytetarët grekë kanë tërhequr nga bankat e tyre dhe kanë depozituar në Qipro dhe në Luksemburg rreth 10 miliardë euro ose rreth 4.5 për qind të totalit të depozitave. Fakti për situatën e rënduar që po kalojnë bankat greke, të cilat kanë edhe filialet e tyre në Shqipëri konfirmohet edhe një raport i para pak ditëve Citigroup, i cili flet për 11 miliardë euro humbje për katër banka greke. Raporti në fjalë analizon pikërisht gjendjen e bankave, që rezultuan me një rënie të ndjeshme në bursa. Kështu, u shënua një rritje e mëtejshme prej 60 miliardë eurosh nga humbjet që kërcënojnë 17 prej bankave perëndimore huadhënëse. Në vendin e gjashtë, e llogaritur ndër këto humbje, ose 10 871 miliardë euro, përfshihen të paktën tre banka greke që janë Banka Kombëtare Greke, Eurobank, Piraeus Bank, që kanë dhënë kredi për 67 miliardë euro në vendet e Ballkanit.